Pages

Friday, May 31, 2013

Pesë prezantues në Videofestin e këtij viti

Videofesti muzikor 2013, që është ngjarja më e madhe e vitit për yjet muzikore shqiptare, këtë vit po vjen me ndryshime të mëdha, që pritet të befasojnë publikun.
 Pas darkës së mbajtur pak ditë më parë me gazetarët, që do të përcjellin minutë pas minuti ngjarjen më të madhe të vitit në shoubizin vendor, është Telegrafi që ka mësuar për disa prej ndryshimeve që do të jenë këtë vit.
Në edicionin e 10-të të tij, Videofesti do të ketë në skenë plot pesë prezantues. Katër femra dhe një mashkull. Katër bukuroshe dhe një prej ikonave të moderimit në median shqiptare.
Befasia më e madhe janë pikërisht katër prezantueset, që janë prej femrave më të bukura në vendin tonë.
Elita Rudi udhëheq frontin femëror të Videofestit të sivjetmë. Elita, prej modeleve ikonë të vendit tonë do të jetë në skenën e Videofestit për herë të parë dhe sigurisht se ajo pritet t’i japë mjaft sharm evenimentit.
Krahas Elitës pritet të jetë elita e bukurisë shqiptare. Kaltrina Mikushnica, një prej modeleve më të bukura në rajon do të jetë e shoqëruar edhe nga Arta Kamberi (Miss Kosova) dhe Qëndresa Haziri (modele e mirënjohur).
Të katër bukuroshet do të jenë të shoqëruara nga njeriu i cili ka kohë që nuk ka qenë pjesë e ekranit, apo skenave të spektakleve. Benet Kaqi do të shënojë rikthimin e tij në skenën e Videofestit, në një mbrëmje që pritet të jetë e jashtëzakonshme.
Videofest 2013 do të mbahet më 4 qershor në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. /Estrada Kosovare/


0 comments:

Post a Comment