Pages

Friday, May 31, 2013

Pesë prezantues në Videofestin e këtij viti

Videofesti muzikor 2013, që është ngjarja më e madhe e vitit për yjet muzikore shqiptare, këtë vit po vjen me ndryshime të mëdha, që pritet të befasojnë publikun.
 Pas darkës së mbajtur pak ditë më parë me gazetarët, që do të përcjellin minutë pas minuti ngjarjen më të madhe të vitit në shoubizin vendor, është Telegrafi që ka mësuar për disa prej ndryshimeve që do të jenë këtë vit.
Në edicionin e 10-të të tij, Videofesti do të ketë në skenë plot pesë prezantues. Katër femra dhe një mashkull. Katër bukuroshe dhe një prej ikonave të moderimit në median shqiptare.
Befasia më e madhe janë pikërisht katër prezantueset, që janë prej femrave më të bukura në vendin tonë.
Elita Rudi udhëheq frontin femëror të Videofestit të sivjetmë. Elita, prej modeleve ikonë të vendit tonë do të jetë në skenën e Videofestit për herë të parë dhe sigurisht se ajo pritet t’i japë mjaft sharm evenimentit.
Krahas Elitës pritet të jetë elita e bukurisë shqiptare. Kaltrina Mikushnica, një prej modeleve më të bukura në rajon do të jetë e shoqëruar edhe nga Arta Kamberi (Miss Kosova) dhe Qëndresa Haziri (modele e mirënjohur).
Të katër bukuroshet do të jenë të shoqëruara nga njeriu i cili ka kohë që nuk ka qenë pjesë e ekranit, apo skenave të spektakleve. Benet Kaqi do të shënojë rikthimin e tij në skenën e Videofestit, në një mbrëmje që pritet të jetë e jashtëzakonshme.
Videofest 2013 do të mbahet më 4 qershor në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. /Estrada Kosovare/


Dossty Reper qe beri boom ne Prizren


Petrit Halitjaha ( DOSSTY ) i Lindur me 10 Shtator 1991 në Therandë ( SUHAREK ).
Pas 2 javësh e la Kosovën me Familjën e ti të ngusht në kërkim të një jete më të mirë në Mergim !!
Pas shumë vështirsish e sfidash në Moshen 12 vjeqare ai kthehët me Familjën e ti në Kosovë, 
përkatesisht në Fshatin Mushtisht komuna e Therandës (Suharekës).
Aty e vazhdoi Shkollën Fillore në klasën e 3-të.
I rritur mes
 shumë vështirisish dhe problemesh familjari DOSSTY si një fëmije e ndërtoi jetën e ti
psikologjike të gjithën në Ghettoo.

Filloi të shkurante tekstet të ndryshme për jetën e ti,
dhe në moshën 14 vjeqare e inqizoji këngen e pare në një Studio jo Profesionale.
Më vonë familja e tij u shperngulën për në qytetin e Prizrenit ku DOSSTY u regjistrua në Shkolle të mesme.
Në këtë kohë DOSSTY duke u nikuar nga përjetimët e ti të fëmiris ai filloi të krijohej si personalitet i egër
e kriminal ku me plot kupitimin e fjalës e keqkuptoji muziken Rap-HIp Hop dhe filloj të jetonte jeten e Gangsterit
të Vërtet nëper Rruget e Prizrenit me grupacione të rrëzikshme duke u marrë me droge,rrahje,armë,riket,zhvatje etj.
Ndërkohe u njoh me Kreun e Grupit GPS tani ( AU Record's ) Rafet Shala ( Big Wolf a.k.a Psychopath )
i cili i ndihmoj ti merrte hapat e para për Muzik të Mirfillt.
Gjat kësaj kohe kur ishte shpirtërisht i trazuar dhe jo rehat ai i detyruar nga problemet qe bënte
i nderroi gati të gjitha shkollat e mesme të Prizrenit,
ku në fund diplomoi ne Shkollën e Mesme Ekonomike Ymer Prizreni në Prizren.
Pika e dopte e ti ishte Familje e sidomos Nëna e ti.
Kur ai po shkonte drejt një fundi të keq të jetës së tij,për çudi të madhe ndodhi mrrekullia e cila,
e ndryshoi jetën e ti por edhe të gjithe atyre qe e donin dhe e përkrahnin.
Pa pritur aj e Publikoj një këng të quajtur ( M'FAL NAN ) e cila e preku publikun dhe fansat,
aty DOSSTY kërkonte falje me plot sinqeritetin nga Nëna e ti per gjitha vujatjet qe i kishte shkakutar.
Gjërat filluan te hecnin mir për të si në jetën privat po ashtu edhe në atë publike.
Muzika i perparonte ndërkoh filloi edhe bashkupinime të ndryshme me Diedonin,Metronomin,
dhe shume kengtar te rinje e te talentuar.
U ftua të merrte pjese në shumë Koncerte ku u prit nga publiku me shume emocion,
ishte pjes e shume Organizimeve të ndryshme humanitare vlen të përmendet edhe ajo.
Sot DOSSTY ka krijuar profilin e ti Artistik,
dhe synon ti arri majat e Estradës me punë të pa lodheshme,
duke punuar me Bashkpuntorët e ti të rinje ASTRO(ASTRIT BALAJ),DIEDON(DIEDON SOPAJ),
duke punuar me producentet më të njohur të kohës si:
2TON,Zapp & Chriss e shumë të tjer.
Dossty si ikone e ardheshme e Rap-it Shqiptar ka filluar të punoj Albumin me Producentët,
më të njohur vetëm e vetëm për një qëllim :
Ti shpërblej ata qe e shtyne të mbërrin këtu ku ai është sot
ata qe e përkrahin qdo sekond të jetës se ti pra FANSAT
qe i japin jetë DOSSTY'T i cili ju kushtoi koheve të fundit Fasnave një Kënge.
DOSSTY tani jeton në Zvicërr për aryse përsonale por në Zemrën e ti gjithmonë ka mall të madh per vendin e ti,
kjo mund të vrehët dhe nëpermjet Tattuav në duart e tij KOSOV-SHQIPRI
Jeton qdo here me shpresën se një dit do te kthehët në KOSOV
të shuhët Malli per Familjën dhe Atdheun e tij.


Bëhuni gati, vjen “Lugati”

Gjon Karrica, një këngëtar nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Zvicër, së shpejti do të sjellë një këngë dhe video shumë të veçantë.
Kënga titullohet “Lugati” dhe është realizuar nga vetë Karrica në bashkëpunim e producentin shqiptaro-zviceran Anton Nue.
“Lugati” pritet të shoqërohet edhe me një videoklip shumë të veçantë dhe të kushtueshëm, që raportohet se tashmë është realizuar në Tiranë nga “Max Productions”. /Estrada Kosovare/

Thursday, May 30, 2013

Elhaida pushton Italinë (Video)

Elhaida Dani është fituesja e spektaklit italian të talentëve të këndimit, The Voice of Italy, duke u shpallur kështu zëri më i mirë në tokën italiane pas një nate të gjatë finale ku ajo shfaqi performanca të shkëlqyera.
Atmosfera në skenën e The Voice of Italy ishte mjaft e nxehtë në fillim, me miliona italianë të ulur pranë televizorëve. Kështu bënë edhe miliona shqiptarë, që ndonëse spektakli i madh nuk ishte në gjuhën shqipe, u përqëndruan para ekranëve të ‘vegjël’ për një njeri të vetëm.
Ishte Elhaida Dani që me sharmin dhe bukurinë prej femre shqiptare, arriti të shtrijë autoritetin qysh në rrethin e parë, ku ajo arriti që të rrëmbejë zemrat e të gjithëve, duke lënë të harruar konkurrentët tjerë finalistë Silvia Capason, Timothy Cavicchinin dhe Veronica De Simone.
Performanca e këngës legjendare të Witney Houston, “I Will Always Love You” u karakterizua nga një interpretim i lehtë, i shoqëruar nga një zë i bukur në një paraqitje skenike që lehtë mund të krahasohej me vet këngëtaren legjendare amerikane. Konkurrentët tjerë ishin më pak impresive, përjashtuar Timothyn, që dukej si kandidati i vetëm serioz kundër bukuroshes tonë.
Në rrethin e dytë të finales së jashtëzakonshme të The Voice of Italy ishin trajnerët e finalistëve ata që u bashkëngjitën në skenë për të interpretuar këngë të vjetra italiane.
Elhaida bashkë me trajnerin e saj, kantautorin e njohur italian, Riccardo Coccianten, kënduan këngën “Magherita”. Interpretimi fantastik nga dyshja, i kësaj kënge të njohur, u shoqërua nga një prezantim dinjitoz i Elhaidas në këngën promovuese. Ajo tha se në Shqipëri kjo këngë është e njohur dhe se miliona shqiptarë po e shikojnë atë.
Rrethi i tretë ishte shumë konkurrues. Elhaida në skenë u paraqit me këngën e lehtë italiane të kompozuar nga trajneri i saj, “When Love Calls You”. Paraqitja inspiruese e Elhaidas bëri publikun të qajë, ashtu sikurse të rrënqethë trajnerin e saj.
“Interpretimi ishte fantastik, vërtet ndihem i kënaqur që dikush si të e këndoi këngën time, e cila është një këngë e lehtë italiane. Shkëlqeve si një diamant, je e mrekullueshme”, ishin fjalët e trajnerit Riccardo Cocciante pas performancës së tretë të Elhaidas në skenën e The Voice.
Vlen të përmendet se impresiv në paraqitjet e tij skenike ishte edhe konkurrenti i vetëm nga gjinia mashkullore, Timothy, i cili ishte tejet i fuqishëm megjithëse shfaqi dyshime kur bëhej fjalë për këngët e lehta.
Pasi përfunduan performancat, ishte publiku ai që vendosi. Në rrethin e parë të votimeve, pasi Veronica u kualifikua, ethet e kapluan Elhaidan e cila u lirua shpejt, duke mësuar se ëndrra e saj vazhdoi.
Para verdiktit final, Elhaida shfaqi kualitetet e saj me performimin e këngës “Mama Knows Best”, duke lënë me mbresa publikun italian dhe trajnerin e saj Riccardo Cocciante. Tani ne pritje te verdiktit...

E plotesuar - Elhaida ka arritur të kalojë edhe rrethin e dytë të votimeve. Në votimin përfundimtar ajo do të jetë kokë më kokë me konkurrentin dhe rivalin e saj kryesor, Timothy Cavicchinin. Emocionet janë rritur, rrahjet e zemrës po ashtu...

E plotesuar -Pas rrethit të parë dhe të dytë të votimeve, Timothy dhe Elhaida performuan edhe nga një këngë. I pari dështoi të përmbushte pritjet e këngës legjendare “Senza Parle”, teksa publikun e ngriti në delir Elhaida me këngën “Adagio” që në masë të madhe ndikoi edhe në verdiktin përfundimtar. Tani s'ka kush ta ndalë Elhaidan drejt pushtimit të tokës italiane... për pak momente verdikti përfundimtar... 

Në rrethin përfundimtar Elhaida e emocionuar priti vendimin e publikut, që ishte në favor të saj. Lotët e gëzimit rrjedhnin pa pushim, ndërsa Elhaida nuk nguroi të përshëndesë bashkëkombasit e saj.
“Faleminderit”, u shpreh Elhaida në gjuhën shqipe pas triumfit të madh.
Ajo me këtë fitore ka siguruar një kontratë me Universal Music Studios, për regjistrimin e një albumi.
Ky është një prej sukseseve më të mëdha të një artisti shqiptarë jashtë kufinjve shqiptarë, sidomos nëse marrim parasysh se Elhaida e vetme arriti të mposhtë mijëra zëra tjerë nga gjithë Italia për t’u shpallur më e mira. 
/Estrada Kosovare/

Geti: Nuk bëj dissa, askush nuk e ka atë privilegj

Një prej reperëve më të përfolur dhe më të dashur për publikun, Getoar Selimi, ka deklaruar se ai kurrë në karrierën e tij nuk i ka kushtuar ndonjë rivali këngë, pasi beson se ky është privilegj shumë i madh.
Geti thotë se jo vetëm kënga “Po T’Shoh Përmas”, por asnjë këngë në karrierën e tij nuk i është dedikuar ndonjë rivali.
“E kam thënë edhe më parë që unë kam vepra e jo fjalë. Tingulli 3nt është një grup që është i pranishëm në skenën muzikore që nga viti 1997”.
“Deri tani kemi pasur shumë këngë e hite dhe asnjëherë nuk kemi pasur një diss ose këngë me një dedikim të caktuar dhe nuk besoj që do ta ketë dikush atë privilegj”, ka theksuar Geti. /Estrada Kosovare/

Edona së shpejti me klip të ri

Edona Llalloshi tashmë ka kompletuar këngën dhe vidoeklipin e saj të ri, që pritet të lansohet në ditët në vazhdim.
Kënga e re e Edonës është realizuar nga Ilir Tolaj dhe Arsim Bunjaku, ndërkaq videoklipi është duke u përgatitur me “EMF Creative”.
“Jemi në përfundim e sipër të këngës dhe videoklipit më të ri, që besoj se do t’iu pëlqejë të gjithëve. Këngën do ta emërojmë shumë shpejt dhe brenda një kohë të shkurtër do të plasohet në treg”, ka thënë ajo për “Zëri”. /Estrada Kosovare/

Wednesday, May 29, 2013

Sinan Hoxha rinohet me botoks

Pak ditë më parë është publikuar videoklipi më i ri i Sinan Hoxhës me titull “Gili Gili”, ndërsa këngëtari duket shumë më ri në moshë.
Lëkura e tij është e tendosur pas ndërhyrjes me botoks dhe natyrisht që Sinani ndihet më mirë dhe më i ri.
“Duket se tundimit kryesisht femëror për zhdukjen e rrudhave nga fytyra nuk i ka shpëtuar dot as këngëtari Sinan Hoxha”, shkruan Panorama Plus.
Këngëtari po e shfrytëzon kohën e lirë për t’i kushtuar më shumë rëndësi dukjes së tij. /Estrada Kosovare/

"Po t’shoh përmas" arrin në 1 milion klikime

Pas një jave që është publikuar videoklipi i këngës "Po t’shoh përmas", i lansuar nga Baba Stars, ka arritur rekordin e një milion klikimeve.
Se kjo këngë ka arritur të fitojë simpatinë e publikut dhe veçanërisht të fansave të grupit është parë që në 24 orëshin e parë, kur klipi kishte ka arritur të mbledhë jo më pak se 328 mijë klikime në YouTube.
Suksesi i këngës megjithatë ka qenë deri diku i pritshëm nga vetë autorëve të saj.
“Sukseset e këngëve tona kanë qenë gjithmonë në klikime, koncerte në shoubiz dhe në përgjithësi në skenën muzikore. Por, kjo ka qenë një këngë speciale, e cila është lansuar në kohën e duhur dhe pa dyshim se ky sukses është më se i pritshëm për ne”, pati deklaruar lideri i grupit, Getoar Selimi, në një prononcim për Telegrafin ditë më parë.

Ledri, i fokusuar në regji

Ledri Vula duket se nuk e ka në plan t’i kthehet muzikës, pasi thotë se është shumë i kënaqur me angazhimet e tij në fushën e regjisë.
Ish-anëtari i grupit Skillz së fundi ka realizuar një film dokumentar që flet për historinë jetësore të veteranëve të arsimit, Naxhie Alibegaj Buçinca dhe Fahri Buçinca, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në arsimimin e vajzave.
Dhe, ai është shprehur mjaft i kënaqur në punën që e bënë si regjisor dhe për të ardhmen planifikon edhe projekte të reja.
“Puna e regjisë po më sjellë mjaftë kënaqësi, uroj të vazhdoj edhe me më shumë suksese” ka thënë ai për “Zëri”. /Estrada Kosovare/

Tuesday, May 28, 2013

Ronela: ‘Macja e zezë’ më ka ndjekur gjithë jetën

Ronela Hajati gjatë këtij muaji ka sjellë videoklipin e parë në karrierën e saj, ndërsa këngën “Malagata” (që në shqip përkthehet “Macja e zezë”) e ka realizuar në bashkëpunim me Elgit Dodën.
“Në fakt ajo (macja e zezë) ka qenë bashkudhëtare në jetën time bashkë me mua, ndaj dhe vendosa t’i kushtoj një këngë. Më është dashur të derdh shumë mund për të arritur gjërat që kam dashur. Ndonjëherë, kur kisha lehtësi në ndonjë punë, s’e besoja, thosha me vete: ‘Mua po më ndodh kjo?’”, është shprehur këngëtarja në një intervistë për Bluetooth.
Duke komentuar vonesën me sjelljen e një klipi, ajo ka deklaruar se nuk i ka pasur mundësitë të realizonte atë që donte më herët. “Edhe kur produksionet janë ofruar për të më bërë një klip pa para, ideja ime ka qenë shumë e çmendur dhe ata janë tërhequr… Nuk do doja që klipi im të ishte i zakonshmi i radhës”.
E pyetur për ndonjë të dashur, krijuesja e hitit “Nelës” ka thënë: “Dashuria është një mace edhe më e zezë. Nuk ka të reja, jo, mos u lodhni kot”. /Estrada Kosovare/

Dafinës i pëlqejnë meshkujt e thjeshtë

Dafina Zeqiri ka zbuluar se mashkulli ideal sipas saj nuk ka nevojë të jetë shumë i veçantë.
Këngëtarja kosovare gjatë një interviste dhënë për mediat e Shqipërisë ka thënë se sharmi, karakteri dhe mbi të gjitha thjeshtësia, janë gjërat që e joshin te një mashkull.
“Karakteri, sharmi…Dëshiroj pikë së pari që të jetë i thjeshtë, shumë i thjeshtë të jetë mashkulli”, citohet të ketë thënë Duffy. /Estrada Kosovare/

Zajmi NUK e kopjon Ingridin

Zajmina Vasjari e ka gati klipin e saj më të ri të titulluar “I kom”, për të cilin thotë nuk ka aspak të bëjë me videoklipin e koleges së saj, Ingrid Gjoni.
Bukuroshja ishte kritikuar se po krijon një klip të ngjashëm “ushtarak” si edhe Ingridi, por gjatë një interviste për “Zëri” ajo thotë se brenda disa ditësh do të pohohet e kundërta.
“Pasi të dalë video në treg do ta kuptojnë të gjithë që nuk ka asnjë lloj ngjashmërie apo përplasje idesh. Unë kam një tjetër realizim të skenave të klipit, ndërkaq kolegia ime ka tjetër dhe askund nuk duket ngjashmëria”.
“Por, pra, brenda disa ditëve do të plasohet videoja ime dhe pikërisht atëherë publiku do ta gjykoj vet”, ka thënë Zajmina.
Kënga e re e Zajminës është realizuar nga “Stine Records”, ndërsa videoklipi, i cili pritet të lansohet këto ditë, është realizuar nga “Max Production”. /Estrada Kosovare/

Monday, May 27, 2013

Bjordi, regjisor i klipit të Noizyt – aktor në videon e Albëries

Bjordi Mezini, djali simpatik që u bë i njohur te “Big Brother 2”, gjithnjë ka shprehur dëshirën e tij për t’iu përkushtuar botës së filmit dhe regjisë. Me sa duket, tani ka ardhur momenti që ai ta materializojë këtë dëshirë.
Pak ditë më parë, ai ka qenë i angazhuar në një projekt shumë serioz, siç është regjistrimi i klipit të ri të këngëtarit Noizy. Bjordi ka marrë përsipër të bëjë regjinë e klipit, së bashku me mikun e tij, regjisorin e Pop Channel, Erion Bubullima. Kënga “No Worries” pritet të jetë suksesi i tij i radhës.
Siç transmeton Panorama, Bjordi gjithashtu ka qenë pjesëmarrës edhe në një projekt tjetër, që është klipi i këngës “Ndarja”, me të cilën këngëtarja Albërie Hadërgjonaj konkurron në “Top Fest”. Kësaj here Bjordi është zgjedhur për të bërë aktorin, së bashku me një vajzë të re. Të dy ilustrojnë tekstin e këngës, e cila flet për ndarjen e një çifti. Klipi do të dalë kur të mbarojë festivali. /Estrada Kosovare/

Sunday, May 26, 2013

Rita Ora: Jam në dashuri

Ylli shqiptar, Rita Ora, ka pranuar publikisht se është në dashuri me producentin e njohur, Calvin Harris.
Ka kohë që po spekulohet se Rita dhe Calvin mund të jenë në lidhje. Ata janë parë shpesh së bashku nëpër festa të ndryshme në Londër, duke ngritur edhe më shumë spekulime mbi një lidhje të mundshme të tyre.
Dhe, është Rita ajo që ka thyer ‘akullin’ e spekulimeve duke pranuar se është e dashuruar.
Rita zbuloi një këngë të re gjatë ditës së djeshme, që si tematike ka ndarjen nga Rob Kardashian dhe titullohet “Out Of Love”, ndërsa pikërisht këtë e ka shfrytëzuar bukuroshja shqiptare për të pranuar se është e dashuruar.
“Kjo këngë quhet “Pa Dashuri”, pra jo në dashuri, edhe pse unë jam në dashuri”, ka theksuar Rita. /Estrada Kosovare/ 

Sonte intervista e Getit

Sonte në mbrëmje Estrada Kosovare ekskluzivisht do të publikojë intervistën e një prej reperëve themelues të hip hopit shqiptar, Getoar Selimi.
Geti në intervistën e tij ekskluzive për Estrada Kosovare flet për projektet e tij te fundit dhe kujt i drejtohen ato.
Ai po ashtu ka folur edhe për rivalitetin me grupet rivale, organizimin e ‘labelit’ Babastars dhe ka zbuluar shumë e shumë detaje tjera ekskluzive.
Por, ajo që vlen të përmendet është se GhetoGeassy ka zbuluar edhe titullin e këngës së re, prandaj në mbrëmjen e të dielës qëndroni me Estradarks.blogspot.com
Geti së fundmi lansoi këngën “Po T’Shoh Përmas” në kuadër të grupit Tingulli 3nt, qe theu shume rekorde te klikimit. /Estrada Kosovare/

Saturday, May 25, 2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që thoshin e ata do të fejohen këtë verë.
“Jo, nuk jam në një lidhje dashurie... Edoni (DJ Blunt) është një mik dhe bashkëpunëtor i mirë për mua, që e njoh prej gjashtë a më shumë vitesh. Është një mik i afërt i familjes sime dhe kam respekt për të dhe për punën që bën (DJ & producent)...”, ka thënë këngëtarja në një intervistë për Bluetooth.
Edhe DJ Blunt i ka thënë emisionit Prive se ata janë thjesht miq dhe se asgjë nuk është e vërtetë nga ato që janë thënë në mediat rozë.
E pyetur rreth marrëdhënies me familjen, Dafina ka thënë se me nënën dhe motrat e saj ka raporte shumë të afërta, ndërkohë që për babanë ka thënë se nuk ka kontaktuar me të qe 23 vjet.
“Nuk kam kontakt me të prej 23 vitesh... Nuk dëshiroj të flas për këtë pjesë”, është shprehur ajo. /Estrada Kosovare/

Kallashi perseri me foto te nxeta


Kallashi nga Prizren perseri vjen me disa foto te nxehta e cila tranon gjith kosoven .. Te falenderojm shum Kallash me kto foto te nxehta qe ben per fansat .. Si duket kjo vajza e ka marr perserizosht punen e saj?


Stresi publikon projektin “Love Story”


Reperi nga Shqipëria, Stresi, ka publikuar projektin më të ri, të titulluar “Love Story”.
Kënga e punuar nga produksioni Threedots e sheh Stresin në nivel shumë të lartë.
Në këtë videoklip Stresi shfaqi paraqitje të mirë – vizatim shumëngjyrësh i trupit të tij me motive artistike i rrethuar nga shumë femra.

Friday, May 24, 2013

My Pub thyen rekorde ne Prizren + FOTO

My Pub arriti qelliimin e ti si duket hapi shum shpejt poashtu arriti nje kulem te madh i cili ai gjith estraden kosovare poashtu edhe shqiptare nga shqiperia solli ne klubin e ti rinor . Ai esht i vetmi klub i cili thyen rekorde te shumta ne Prizren me Fansa ne facebook nga qdo lloj klubi nga Prizren .. I urojm pun te mir dhe shpresojm te vazhdoj keshtu si esht me respekt /Estrada Kosovare/

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Kënga është lansuar në kanalin zyrtar të Adrian Gaxhës në YouTube, AdrianGaxhaONAIR, por pa videoklip, e shoqëruar vetëm me përshkrimin e tekstit të këngës.
Edhe kësaj here dueti ruan ritmin dance të këngës së parë të tyre të përbashkët, hitit “Ngjyra e Kuqe”. Këngën mund ta dëgjoni në vazhdim. /Estrada Kosovare/

Thursday, May 23, 2013

Shkendija apo Kallashi nga Prizren

  Siq poshihet cila duket me seksi Kallashi nga Prizreni apo Shkendije Mujaj ? apo ju pelqejn dyjat

Gili, e kënaqur me këngën e re

Gili është shprehur e kënaqur me suksesin që po shijon videoprojekti i saj rikthyes në skenë, “Shpejt Festove”.
Këngëtarja kosovare është më pak aktive viteve të fundit, por së fundi po bëj bujë me duetin e realizuar me Astrit Mulajn.
“Jam shumë e lumtur që dueti me Astritin po pëlqehet në publik. Tekstin dhe komponimin e ka realizuar Iliri, ndërsa orkestrimi është nga Florent Boshnjaku”.
“Kemi bërë një punë mjaftë të madhe në këtë projekt, por mendoj se po ia vlen mundi sepse me të vërtetë kënga po del të jetë shumë e suksesshme. Falënderoj të gjithë bashkëpuntorët dhe adhuruesit e këngës sime”, ka thënë ajo për “Zëri”. /Estrada Kosovare/

Konkurenca Shkendije Mujes ? KALLASHI + FOTO


Sapo esht shfaqur nje vajze nga prizreni e cila esht nje super femer dhe i kerkon disfat shkendije mujes pasi qe ka nje super trup dhe esht nje super femer emrin e veqant qe e therrasin esht KALLASHI por emrin e vertet nuk ja dim..






Wednesday, May 22, 2013

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Kënga e re duket më shumë një ‘remake’ i këngës “Diskotekë me Uzi”, që ishte hit i albumit të Kreshës dhe Lyricalit, “P.I.N.T”.
Ishte MC Kresha ai që hapur e sfidoi Getin pas lansimit të këngës nga ky i fundit të titulluar “Po T’shoh Përmas” dhe kënga e re e Kreshës shihet si një kundër-goditje për rivalin e tij.
Mc Kresha dhe Lyrical Son janë konsoliduar shumë së fundmi në kuadër të P.I.N.T. Ata kanë marrë pranë vetes grupin Kaos dhe besohet se shumë shpejt do të formalizohet edhe partneriteti me Ledrin, i cili do t’i kthehet muzikës. /Estrada Kosovare/
 

Rezarta: Dafina, më e mira e muzikës moderne


Këngëtarja nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, ka shprehur admirimin e saj për këngëtaren nga Kosova, Dafina Zeqiri, të cilën e ka krahasuar me yllin me famë botërore, Rita Ora.
“Jam koshiente se këtë që do të them rrallë e pranon një kolege për kolegen në Shqipëri. Por, unë me kënaqësinë më të madhe do ta them. Personalisht për mua si artiste, Dafina është super e talentuar, dhe më e mira për sa i përket muzikës moderne. Nuk ka asgjë më shumë Rita Ora përveç se pati fat që nuk u lansua në Shqipëri”, ka shkruar Rezarta në Facebook.
Krahas këtij shkrimi ajo ka publikuar edhe këngën e Duffyt, “Bloodah”. /Estrada Kosovare/

Big Wolf krenaria Prizrenit

Big WOLF apo ndryshe Rafet Shala nga Prizreni eshte i vetmi person qe ka nje menquri i cili ben kenget jo per fam po per zemer .. Ai poashtu formoi grupin ne vitin 2005 GPS tani ai esht me nje risi te re i cili ka studio poashtu edhe grupi i quajtur AU RECORDS . I urojm nje sukses shum te madh per te madhin BIG WOLF


Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë qytetarët për ta pastruar Kosovën.
Dhe për të mbledhur sa më shumë qytetarë në ditën e 24 majit, kur është caktuar dita e “pastrimit” këngëtarja u ka bërë thirrje të gjithë fansave të saj në Facebook t’i bashkohen iniciativës.
“Miq të dashur, kjo iniciativë e mrekullueshme e meriton respektin dhe përkrahjen e të gjithë neve. Unë shpreh admirimin, respektin dhe mbështetjen time dhe ju ftoj të gjithëve që bashkërisht të dalim me 24 Maj ‘Ta Pastrojmë Kosovën’ dhe të vazhdojmë të e mbajmë të pastër çdo ditë. Let's do it Kosova!”, ka shkruar këngëtarja në rrjetin e saj social Facebook. /Estrada Kosovare/

Tuesday, May 21, 2013

Rita Ora konfirmon lidhjen me Calvin Harris


Producenti muzikor Skocez dhe këngëtarja me origjinë Kosovare janë fotografuar dorë për dore me njëri –tjetërin.
Rita Ora,ka konfirmuar mardhënien e saj me DJ Calvin Harris,duke dalë në publik bashkë,teksa kanë marrë pjesë në një festë të grupit “Draft Punk”
Producenti muzikor Skocez dhe këngëtarja me origjinë Kosovare kanë mbërritur bashkë në klubin “The Shard” në Londër. Çifti ka qënë i shoqëruar me policë deri në hyrjen e tyre ne klub.

Alban Skenderaj dhe Capital-T vijn me “Nje enderr”

Kënga “Një ëndërr” vjen këto ditë me një video, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Alban Skënderaj. Teksti është i bukur dhe me ide të të dy artistëve, ndërsa flitet se kënga është mjaft cilësore dhe nuk ka të bëjë me komercializmin.

‘Viktima’ Arian Çani (Video)


Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njohura të skenës shqipe, është bërë viktimë e autorit të emisionit Vikendi në RTK, Blerim Peci.

I njohur për veprimet e tij komike, Peci fillimisht e ka lënë të presë disa minuta protagonistin që do t’i bënte intervistë, më pas e ka prezantuar atë me lëvdata të mëdha dhe porsa Çani e ka hapur gojën të flasë, ai e ka përfunduar intervistën.
“Arsyeja përse intervista ishte e shkurtë, është fakti se Arian Çani disa herë refuzoi që të japë intervistë me arsyetimin se nuk ka kohë... Na vjen keq Arian, tjera herë më i kujdesshëm ndaj kolegëve nga Kosova!”, shkruhet krahas videos të publikuar në YouTube. /Estrada Kosovare/

Monday, May 20, 2013

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e cila trajton temën e ndarjes mes dy të dashuruarve që në shumicën e rasteve viktimë mbetet gjinia femërore.
“Kënga ka një tekst të mrekullueshëm, të realizuar nga Vigani i grupit ‘Kaos’, që bën fjalë për ndarjet në mes çifteve dhe si gjithmonë femra është ajo që e vuan. Mirëpo unë kam dashur që me këtë këngë t’u them të gjitha femrave që mos vuani, mos u mërzitni ‘mos t’ua ndien’, sepse po shkoi njëri vjen tjetri”, ka thënë këngëtarja për Zëri.
Këngën e kanë realizuar Cekic dhe Bing Bang dhe është punuar bukur shumë në këtë projekt, që parashihet të jetë një hit veror. Kënga do të plasohet bashkë me videoklip, të përgatitur nga produksioni “Entermedia”. /Estrada Kosovare/