Pages

Thursday, June 27, 2013

Flori: Të gjithë flasin, por kur kthehem heshtin

Këngëtari dhe producenti shqiptar, Flori Mumajesi, duket se ka hesape të pasqaruara me shumë njerëz në jetën e tij profesionale, pasi i ka thumbuar ata në rrjetin social Twitter.
 Flori, i cili njihet për hitin sensacional “Pa Jetë”, me të cilin fitoi edhe Videofestin 2013, ka shfrytëzura rrjetin social për t’iu drejtuar rivalëve të tij.
“Për mua nuk ka rëndësi ajo që flasin njerëzit pas shpine. Rëndësi ka që kur unë kthehem, ata heshtin”, ka theksuar Flori.
Momentalisht Flori po shijon sukseset e këngëve të tij “Pa Jetë” dhe “Jo vetëm fjalë”. Ai po ashtu drejton suksesshëm produksionin ThreeDots, përgjegjës për shumë hite të kohës. /Estrada Kosovare/ 

Saturday, June 22, 2013

Më mirë një këngë në shekull megahit se 50 këngë në vit dhe dështim

Një status në rrjetet sociale i reperit nga Shqipëria, Noizy, ka mjaftuar për të ndezur luftën e fjalëve mes tij dhe këngëtares nga Maqedonia, Altuna Sejdiu.
“17 këngë singëll për një vit, plus 22 këngë albumi = 39. Më mirë kështu, apo një këngë një herë në shekull”, ka shkruar Noizy, ndërsa si përgjigje ka marrë një postim të Tunës me këngën e fundit të Unikkatil.
“Më mirë një këngë në shekull megahit sesa 50 këngë në vit dhe dështim, pumplex”, ka shkruar shkupjania në Facebook.
Nuk ka vonuar edhe reagimi i Noizyt, cili në Twitter ka postuar një fotografi të Tunës me mbishkrimin: “Pse më duket shumë kurvë kjo mua?”. Komentet që kanë pasuar kanë qenë të panumërta, por reperi e ka fshirë foton brenda pak minutash, transmetonBalkanWeb.
Dy këngëtarët kanë qenë dikur bashkëpunëtorë në emisionin “E Diell”, ata kanë realizuar një këngë së bashku dhe madje reperi kishte deklaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.
Mirëpo, ata janë bërë rivalë pas lidhjes së Tunës me Cozman, i cili i takon labelit “Babastars”. Kujtojmë që kënga “Fenix” është punuar pikërisht nga lideri i labelit, Getoar Selimi.
Nga ana tjetër, Noizy së fundmi është prezantuar me këngën “Po Sikur”, në bashkëpunim me Zanfina Ismailin. /Estrada Kosovare/

Thursday, June 20, 2013

Ardian Bujupi me të dashur të re?

Këngëtari shqiptar me famë botërore, Ardian Bujupi, edhe pse është menduar se mund të jetë beqar, në fakt nuk është i tillë.
Në internet po qarkullon kohëve të fundit një fotografi e Ardianit me një vajzë, të bërë në një veturë. Nuk dihet identiteti i kësaj femre, por Ardiani buzëqesh në krah të saj.
Telegrafi ka mësuar se femra në fjalë është e dashura e Ardianit, i cili ka kohë që ka qenë dhe është paraqitur në publik si ‘single’, përkundër faktit se është një prej këngëtarëve më tërheqës për gjininë e kundërt.
Ardiani së fundmi lansoi këngën e re “Want You Now”, që po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga audienca evropiane. /Estrada Kosovare/

Tuna falënderon fansat

Ylli shqiptar i pop muzikës, Tuna, ka falënderuar fansat e saj për përkrahjen e jashtëzakonshme pas lansimit të projektit të ri “Fenix” në bashkëpunim me të dashurin e saj, Cozman.
 Kënga me videoklip “Fenix” ka tërhequr vëmendjen e audiencës, jo vetëm për shkak të faktit se pritet të bëhet një prej hiteve të verës, por edhe për shkak të dukjes tejet atraktive dhe videokipit që shfaq Tunën në romancë me Cozman.
Dhe, Tuna apo ‘zogu’, duke parë reagimet e shumta pozitive, ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar fansat e saj.
“Unë jam fansja e fansave. Ju jeni absolutisht të mrekullueshëm me mua, të gjithë ju jeni familja ime. Ju faleminderit”, u shpreh Tuna në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Nga ana tjetër, edhe këngëtarja dhe modelja, Afërdita Dreshaj, ka komplimentuar këngën e re.
“Kënga e vitit. Hiti i kësaj vere pa dyshim”, shkroi Afërdita po ashtu në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Kënga me videoklip “Fenix” 16 orë pas lansimit ka plot 80 mijë klikime në YouTube. /Estrada Kosovare/

Tuna : Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna dhe Cozman.
 Projekti i titulluar “Fenix” është lansuar pas pritjeve të gjata të fansave të dyshes shumë të përfolur për romancën e tyre. Kënga rodhi në internet, por versioni origjinal është i jashtëzakonshëm.
Videoklipi është punuar nga Entermedia dhe shfaq në mënyrë shumë të bukur ‘zogun’ më të bukur, Tunën, e cila nuk kurseu qëndrimin e saj provokativ as në këtë këngë.
Për muzikën dhe tekstin përgjegjës është Getoar Selimi, ndërsa për stylingun e Cozman dhe Tunës është përkujdesur Niko Komani.
Kënga “Fenix” konfirmon edhe zyrtarisht se Tuna dhe Cozman janë në një lidhje dashurie pas shumë spekulimeve që kanë zgjatur tash e sa kohë./Estrada Kosovare/

Wednesday, June 19, 2013

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publikuar bashkëpunimin më të ri me Zanfina Ismajlin, “Po Sikur”.
Kënga “Po Sikur” është një projekt që e kthen reperin pak më ndryshe – më larg betejave dhe këngëve thumbuese për rivalët e tij.
Ai trajton temat shoqërore në bashkëpunimin e bukur me Zanfinën, i cili është i shoqëruar edhe me videoklip. /Estrada Kosovare/ 

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër-muajsh Fernando.
Vera ishte ajo që i solli këngëtares lajmin se do të bëhej nënë, dhe është sërish vera kur ajo po shijon momente të paharrueshme me foshnjën e saj, mbase për shkak se edhe është pa angazhime shtesë.
Këngëtarja ka publikuar disa foto në profilin e saj në Facebook, në të cilat shihet duke shijuar ditët e nxehta së bashku me djalin e saj.
Çili duket se tashmë ka rikthyer formën e vjetër seksi të trupit, derisa përgatitet t’i rikthehet skenës me dy këngë të reja, njëra nga të cilat do të jetë në bashkëpunim me Noizyn. /Estrada Kosovare/



Korabi ofron “zemrën” në këngën e re

Korab Jetishi ka realizuar këngën e tij më të re të titulluar “Merre ti këtë zemrën time”, e cila shumë shpejt do të plasohet në treg.
Kënga është punuar nga Artan Bakia dhe së shpejti do të vijë e shëruar edhe me videoklip, i cili do të realizohet nga kompania “Think Creative”.
“Kam përshtypjen se kënga ime ‘Merre ti këtë zemrën time’ do të pëlqehet në publik, sepse është një këngë ritmike verore që iu përshtatet të gjithëve”, ka thënë ai për “Zëri”. /Estrada Kosovare/

Tuesday, June 18, 2013

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas një kohe të gjatë, e që nga teksti duket se është dedikim për një prej rivalëve më të mëdhenj.
Duda ka kohë që nuk ka qenë i pranishëm në skenën e hip hopit, por puna intensive e Noizyt në albumin e tij të ri “The Leader”, ka bërë që ai të aktivizohet sërish.
Kënga e titulluar “Çunat thojn” është projekti i ri i lansuar nga dy liderët e grupeve të hip hopit shqiptarë, që njihen për marrëdhëniet e mira ndërmjet tyre.
Sidoqoftë, duket se Noizy dhe Duda nuk e kanë pritur mirë rikthimin në skenë të një prej reperëve më të mëdhenj shqiptar, Unikkatilit, të cilit duket se ia kanë dedikuar këtë këngë.
“Ti knon për flakë, unë live ja qes tymin
  Ti knon për plumba, nëpër ta unë kaloj
  Ti fol për shokë, unë me shokë jetoj
  Na durt me gjak, kurse ti tu bo pizza

  Na kallzojm të vërteta, kurse ju kallzoni Vica”, janë vetëm disa prej vargjeve të kësaj kënge që besohet se janë thumb për Unikkatilin.
Në ndërkohë gjatë mbrëmjes Noizy publikoi edhe një këngë tjetër të re nga albumi i tij i ri, të titulluar “Blocka”, që përmban tekst të fuqishëm dhe po ashtu mund të thuhet se i drejtohet rivalëve të përbetuar të tij.
/Estrada Kosovare/

Arta heq dorë nga muzika?

Këngëtarja Arta Bajrami duket se ka vendosur t’i japë fund karrierës së saj muzikore.
“Fansat e mi, po ndahem nga muzika. Ju dua gjithmonë! Arta”, shkruan në faqen e këngëtares në Facebook duke mos dhënë detaje të tjera.
Krijuesja e shumë hiteve me gjasë ka vendosur që t’i përkushtohet maksimalisht familjes së saj. /Estrada Kosovare/

NRG Band freskojnë me këngë verore

NRG Band është rikthyer në skenën muzikore shqiptare me këngën e tyre të re “Pa ty so ka rrihet”.
Projekti i ri që vjen me videoklip është veror dhe pritet të jetë një prej hiteve të diskotekave dhe të pishinave shqiptare gjatë verës.
NRG Band është prej bendeve më të angazhuara të estradës, me shumë koncerte të konfirmuara edhe nëpër plazhet më të vizituara anë e mbanë Ballkanit. /Estrada Kosovare/

Edona thotë “T’i kam falë”

Edona Llalloshi ka lansuar këngën dhe videoklipin e saj më të ri të titulluar “T’i kam falë”.
Kënga ka një vijë të lehtë melodike të realizuar nga Ilir Tolaj, ndërsa për tekstin e saj është kujdesur Arsim Bunjaku.
Videoklipi është realizuar nga produksioni “EMF Creative”, dhe mund ta ndiqni në vazhdim. /Estrada Kosovare/

Monday, June 17, 2013

Shkurte Gashi: Nuk preferoj ta ekspozoj jetën time jashtë këngës

Këngëtarja Shkurte Gashi refuzon të flasë për jetën private, e cila thotë se i takon vetëm asaj.
“Jetën private gjithmonë kam dashur ta ruaj vetëm për vete. Nuk preferoj ta ekspozoj jetën time të cilën e bëjë jashtë këngës sepse fundi fundit kjo është një pjesë që më takon vetëm mua. Edhe unë rëndom si çdo vajzë tjetër, jetoj një jetë normale, të thjeshtë, me prindërit dhe motrat e mia. Ndërkaq sa i përket asaj sentimentales, nuk kisha preferuar të flas në opinion”, ka thënë Shkurtja në një intervistë për Zëri.
Këngëtarja ka paralajmëruar projekte të reja muzikore gjatë verës, ndërsa ka thënë se është shumë e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore, dasma e ahengje të ndryshme.
“Së fundi kam realizuar baladën ‘Dy pika dashuri’, e cila vazhdon të pëlqehet ende. Për këtë falënderoj Florin, i cili me të vërtetë ka krijuar një hit. Ndërkaq. tani jam në përgatitje të disa projekteve të reja muzikore, me të cilat do të prezantohem gjatë këtyre muajve të sezonit të verës”, ka shtuar ajo. /Estrada Kosovare/

Unikkatil thyen rekord klikueshmërie (video)

Kënga e re e Unikkatilit me titull “U qova pi vorri” e publikuar të shtunën, ka tejkaluar limitin prej gjysmë milionë klikimesh brenda 24 orëve të para të lansimit në YouTube.
Statistikat tregojnë se kënga është dëgjuar saktësisht mbi 500 mijë herë në ditën e parë të publikimit, duke lënë kështu prapa rekordin e Getoar Selimit dhe BabaStars, me mbi 300 mijë klikime.
Kënga “Po t’shoh përmas” një muaj më parë theu rekordin për shikueshmërinë ditore, duke iu afruar 400 mijë klikimeve brenda 24 orëve. Dhe, pas gati një muaji, kënga mbledh 2 milionë e 180 mijë klikime.
Ndryshe nga kënga e Babastars, e cila u publikua me videoklip profesional, kënga e Unikkatilit është postuar në YouTube vetëm si melodi, e shoqëruar edhe me transkriptin e tekstit. Ajo pritet të vazhdojë të ketë klikime edhe në ditën e dytë dhe të tjerat në vazhdim. /Estrada Kosovare/

Sunday, June 16, 2013

Gati albumi i TDS, së shpejti lansimi

Hip hop grupi, TDS, me anë të Dr. Mic ka konfirmuar se punët rreth albumit të ri kanë mbaruar dhe se së shpejti do të bëhet edhe lansimi i tij.
Dr. Mic është shprehur për Telegrafin se albumi do t’i ketë 18 këngë, teksa ka paralajmëruar edhe projekte të ndara nga albumi.
“Albumi do t’i ketë 18 këngë dhe të gjitha janë këngë të padëgjuara, janë të punuara nga producentët si Kico, Torch, Str8 Fya, Ace & Joy, Lui & Danzy dhe Koral Beats”.
“Albumi komplet lansohet në fund të qershorit, me një videoklip, ndërsa kënga që do ta ketë videoklipin titullohet “Hello”. Kështu do të quhet i gjithë albumi. Do të realizohen edhe dy videoklipe tjera në korrik, jashtë albumit”.
“Në të njëjtën kohë jemi në përfundim të këngës së re me BabaStars të gjithë së bashku “Na Jena Bossa”. Së shpejti fillon edhe xhirimi i videoklipit të këngës”, u shpreh Dr. Mic. /Estrada Kosovare/

Elinel në Beerfest, diss për Babastars (Video)

Reperi nga Prishtina, Elinel, ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të hip hopit me performancën e tij të jashtëzakonshme në natën e dytë të festivalit më të madh të birrës, Beerfest Kosova.
Elinel ishte një prej artistëve që performoi në skenën e Beerfestit, ku ishin të pranishëm mijëra adhurues të muzikës dhe të birrës. 
Në një moment gjatë performimit të tij, reperi i ri që njihet për vokalin dhe tekstet inspiruese, ka kërkuar nga audienca që ta dëgjojë me vëmendje.
Elineli tregohet i ashpër në interpretinin e tij ‘freestyle’ ku fyen dhe demaskon me fjalë të vrazhëda hip hop ‘labelin’ Babastars.
Për më shumë, shikoni videon...

DUDA GG Perseri vjen me nxet


Reperi Kosovare Duda esht duke bere nje kenge te re siq shihet ata deshirojn te bejn boom perseri me muzik . Ne foto shihet Overlord pasi qe esht ne kembim me me partner te ti te ardshem ai ka deklaruar per ne /Estrada Kosovare/ .

Dren Abazi publikon këngën e re

Këngëtari nga Prishtina, Dren Abazi, ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Zig Zag Orchestra.
Kënga e titulluar “Si Era”, është një prej bashkëpunimeve të radhës të Drenit me Zig Zag Orchestran, kësaj radhe në një tjetër këngë të bukur të shoqëruar me videoklip.
Videoklipin e këngës e ka punuar produksioni Imagine Films.  /Estrada Kosovare/ 

Saturday, June 15, 2013

“U çova prej vorri”, kënga e re e Unikkatilit


Reperi legjendar shqiptar, Unikkatili, ka publikuar këngën e tij të re, të titulluar “U çova prej vorri”.
Kënga e shumëpritur nga fansat shqiptarë të reperit është lansuar saktësisht në mesnatën e 15 qershorit, ashtu si ishte paralajmëruar dhe për shumë mund t’ia ketë vlejtur pritja.
Viktori edhe një herë u shfaq në një nivel jashtëzakonisht të lartë, duke mbajtur stilin e tij ikonik të lyricizmit, për të cilin edhe njihet ndryshe nga shumë si një prej ‘poetëve’ më të mirë shqiptar.
Në këtë këngë, që është lansuar në audio version (pasi Unikkatili kurrë nuk ka lansuar videoklip) Unikkatili interpreton fuqishëm, me tekst që flet kryesisht për vizitën që ai ka bërë vitin e kaluar në vendlindje dhe se si kjo e ka motivuar atë që të rikthehet më fuqishëm.
Ai po ashtu edhe elaboron mbi realitetin politik të Kosovës, duke goditur edhe një herë në shenjë burrështetasit, ashtu si ka bërë edhe në projektet e kaluara.
Është kjo kënga e parë e Unikkatilit pas koncertit të tij madhështor të mbajtur në Prishtinë para 25 mijë fansave. Ai qëndroi për rreth dy muaj në vendlindje ndërsa tani vazhdon të jetojë dhe veprojë në Amerikë. /Estrada Kosovare/

Thursday, June 13, 2013

Linda i bën konkurrencë Shkëndijes? (Foto)

Këngëtarja Linda Halimi duket të jetë shumë e kënaqur me trupin e saj, saqë kohëve të fundit e ekspozon vazhdimisht përmes fotografive.
Krijuesja e hitit “Të dua vër8” ka larguar kilogramët e tepërt dhe e ka bërë trupin me linja të dëshirueshme.
Në rrjetet sociale, ajo vazhdon të publikojë fotografi që vënë në pah vijën e saj trupore... /Estrada Kosovare/




Tuesday, June 11, 2013

Dafina Dauti rivalizon Dafina Zeqirin (Video)

Dafina Dauti dhe Dafina Zeqiri kanë publikuar në të njëjtën ditë në YouTube hitet e tyre më të fundit dhe është interesante se shikueshmëria e tyre deri më tani është shumë e përafërt.
Më 3 maj, Zeqiri ka lansuar këngën e saj “Bloodah”, e cila fitoi çmimin e videos më të mirë pop në Videofest, e që aktualisht numëron 574.404 shikime.
Po të njëjtën ditë, Dauti ka publikuar këngën “Karamele” në bashkëpunim me ‘Jetoni i vogël’, e cila deri më tani është shikuar 577.050 herë.
Kjo do të thotë, se në momentin kur po e publikojmë këtë artikull Dafina Dauti prin me 2.646 shikime më shumë. /Estrada Kosovare/

Habibi, quhet bashkëpunimi i Stines me Emilianon (Video)

Kantautori nga Shqipëria, Ernest Duka, ka sjellë bashkëpunimin e tij më të ri me titull, “Habibi”.
Këngën e re, të cilën e ka kompletuar me vidoklip, Stine e ka sjellë së bashku me Emilianon.
Stine është autor i muzikës dhe tekstit, ndërsa klipin e ka realizuar MAX Production. /Estrada Kosovare/

Sunday, June 9, 2013

Tuna pranon lidhjen me Cozman? (Foto)

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale ka forcuar edhe më shumë spekulimet se këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna është në lidhje me reperin Cozman.
“Një moment relaksi i të dielës me shpirtin tim binjak”, ka shkruar Tuna krahas fotografisë në të cilën shihet me një mashkull që i ngjan anëtarit të Babastars.
Komentuesit poshtë fotografisë e kanë quajtur ‘Cozman’ mashkullin që gjendet në të, madje e kanë quajtur atë me fat që ka në krah një femër si Tuna. /Estrada Kosovare/

Shpendi ia “teston” Jonildës (Foto)

Jonilda ishte pjesëmarrësja në edicionin e gjashtë të “Big Brother Albania”, i cila iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjike brenda shtëpisë.
25-vjeçarja me origjinë nga Puka operoi hundën dhe gjoksin, ndërsa ndërhyrjeve estetike ua ka shtuar edhe ndryshimin e ngjyrës së flokëve.
Si një vajzë e gëzuar dhe e lirshme, ajo u jep banorëve të tjerë mundësinë për të shkëmbyer ndonjë sjellje më tepër me të. Panorama transmeton se ajo ka arritur ta nxjerrë Shpendin nga natyra e tij e tërhequr dhe e matur.
Duke pozuar së bashku në grup, 33-vjeçari nga Kosova i “ka futur duart” Jonildës, si për t’i inauguruar gjoksin e ri. /Estrada Kosovare/


Leonora Poloska paralajmëron rikthimin

Leonora Poloska, këngëtarja e njohur për shumë hite dhe për zërin e jashtëzakonshëm, ka paralajmëruar se do t’i rikthehet skenës muzikore pas një mungese shumë të gjatë.
 Leonora për Zëri ka konfirmuar se është e ka planifikuar rikthimin e saj në skenën muzikore me projekte të reja.
“Kohëve të fundit nuk kam qenë aktive në skenë për shkak të angazhimeve profesionale të cilat janë të lidhura me muzikën. Mirëpo, adhuruesve ju bëj të ditur se do të komenspoj mungesën duke ua sjellë disa këngë dhe videoklipe të reja të cilat jam duke i punuar”, theksoi Leonora.
Sa i përket jetës private ajo ka rrëfyer se është ‘single’ dhe në kërkim të njeriut te i cili mund ta gjejë mashkullin e përkryer. /Estrada Kosovare/

Saturday, June 8, 2013

Elhaida: Nuk më intereson politika

Ajo është kthyer në Shqipëri si një triumfuese e vërtetë. Me vete e mori edhe trajnerin e saj, kantautorin e famshëm italian, Riccardo Cocciante, bashk me të cilin ishin dëshmitarë të një pritjeje të jashtëzakonshme në Tiranë.
Pasi kishin arritur në Tiranë, trajneri Riccardo Cocciante u befasua nga pritja dhe nga fama që ai kishte në Shqipëri. Ai tha se nuk e kishte pritur kurrë një gjë të tillë.
Duke e përshkruar Elhaidan si talent të madh, ai tha se italianët treguan se i kanë kaluar barrierat se askush tjetër nuk mund të jetë më i mirë se ata dhe ai u shpreh i lumtur për këtë.
Cocciante u nderua medalje nderi nga presidenti shqiptar, Bujar Nishani për kontributin e tij në triumfin e Elhaidas.
Elhaida nga ana tjetër mori shumë urime dhe respektime, u prit nga liderë shtetërorë dhe e pytur mos po e shfrytëzon ndonjëri prej tyre për fushatë dhe se nëse ajo ka ndonjë preferencë politike, bukuroshja shqiptare u shpreh të e pa interesuar për politikën.
“Nuk do të thosha se po më përdorin. Nuk mendoj se është politikë të urohesh nga presidenti, kryeministri apo ministri i kulturës. Ndihem e nderuar që si një vajzë që ka vetëm 20 vjet prapa në jetën e saj është kthyer nga një eksperiencë shumë e bukur e jetës së saj dhe natyrisht se mund të përshëndetem nga personalitete të tilla”.
“Megjithatë, unë nuk dua të merrem fare me politikë. Unë këndoj, bëj muzikë, kjo është e vetmja gjë që më intereson. I mirëpres urimet, por pa asnjë qëllim politik”, u shpreh Elhaida.
Elhaida u shpall pak kohë më parë fituese e The Voice of Italy, duke mposhtur konkurrencën dhe zërat më të bukur nga e gjithë Italia. /Estrada Kosovare/ 

Nora dhe Elvana, pa të brendshme në Videofest? (Foto)

Ekstravagante, seksi dhe të bukura si kurrë më parë ato ishin shfaqur në tapetin e kuq, ashtu sikur në skenë për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Dhe, tani ato vazhdojnë të komentohen edhe disa ditë pas spektaklit.
Elvana Gjata, e cila u shfaq me një fustan të cilin e kishte krijuar vet, gjatë pranimiti të shpërblimeve që i takonin asaj për këngën “Beso”, zgjoi vëmendjen jo vetëm për dukjen tepër të bukur, por edhe për faktin se ky fustan shfaqte këmbët e saj dhe faktin se ajo nuk kishte të brendshme.
Njëjtë ishte edhe për Norën. Nora, për dukjen e të cilës u përkujdes si zakonisht, Valdrin Sahiti, ishte tejet “Gangsta” ashtu sikur kënga e saj, për të lënë dyshime po ashtu nëse në këtë mbrëmje u shfaq pa të brendshme.
Më poshtë ju sjellim dhe fotografitë, sipas të cilave gjykoni edhe vet nëse dy bukuroshet vërtet kanë zgjedhur të paraqiten pa të brendshme në Videofestin 2013.  /Estrada Kosovare/Panorama/


Afërdita nuk dëshiron të dëgjojë për Shpatin


Bukuroshja shqiptare, Afërdita Dreshaj, e cila ka qenë në kryetitujt e mediave së fundmi pas ndarjes nga Shpat Kasapi, ka thënë se nuk dëshiron të dëgjojë për këtë të fundit.
 Afërdita, e cila besohet se po punon në projekte të reja shumë ambicioze, ka refuzuar që të flasë Shpatin, gjatë një interviste për një revistë shqiptare.
“Jo, të lutëm mos më pyet. Nuk flas fare për këtë pjesë. Jam ‘single’, por jo në kërkim të dashurisë, jam në kërkim të arritjeve profesionale këto kohë”, theksoi ajo.
Afërdita së fundmi po qëndron në Prishtinë, ku po realizon videoklipin e këngës së re në bashkëpunim me reperin e Kaos, Lumi B.
Afërdita Dreshaj ka qenë e fejuar me Shpat Kasapin, për t’u ndarë pak kohë më parë pas disa fotografive kontraverse të kinse Afërditës me Leonardo DiCaprion. /Estrada Kosovare/ 

Friday, June 7, 2013

Kallashi me foto te reja


Kallashi nga Prizreni sapo ka pozuar foto te reja per Estraden Kosovare. Shpreosjm qe tju pelqejn fotot e reja te Kallashit nga Pojata /Estrada Kosovare/