Pages

Thursday, August 1, 2013

Shkurta "noton" në pare (Video)

Një video e publikuar në internet dhe e cila ka tërhequr vëmendjen tonë, e sheh këngëtaren e muzikës "popullore", Shkurte Gashi, duke u mbuluar nga të hollat teksa po performonte gjatë një dasme.
Këngëtarja e muzikës "popullore" në videon më poshtë shihet duke performuar gjatë një dasme në vitin 2012, e ku si duket i ka lënë përshtypje shumë një burri.
Burri që shihet në video dhe që ka shpërndarë mijëra euro quhet Islam dhe ai jeton në Hamburg. 
Të hollat që ai i jep këngëtares që po këndonte ekskluzivisht për Islamin këngë të çastit tallava janë të valutave të ndryshme, duke filluar nga denarë maqedonas, e deri te euro e dollarë amerikanë.
Nuk dihet ende se në cilin lokal ka ndodhur kjo breshëri të hollash nga zotëri Islami për këngëtaren Shkurte Gashi, por një gjë dihet - nëse themi se ka krizë në botë, atëherë vetëm duhet ta shikojmë videon më poshtë për t’u bindur ndryshe. /Estrada Kosovare/

Thursday, July 18, 2013

Dafinë mos u gëzo, Rita nuk kërkoi duet me ty

Estrada Kosovare ka zbuluar se Rita Ora kurrë nuk ka kërkuar bashkëpunim nga Dafina Zeqiri e as që e ka thënë të ketë pasur një qëllim apo dëshirë të tillë, ashtu siç raportuan mediat tjera shqiptare.
Ishte përhapur shumë nëpër rrjetet sociale dhe në media elektronike se kinse Rita, e cila ka famë botërore, mund të ketë thënë se do të bashkëpunonte me Dafina Zeqirin prej këngëtarëve shqiptarë.
“Një fans më pyeti nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin do të doja te realizoja një duet. Po. Një nga artistët pas të cilës unë jam e dashuruar është Dafina Zeqiri. Do ta bëj një duet me të, vetëm duhet të presim momentin”, besohet të ketë thënë Rita, sipas mediave dhe portaleve tjera shqiptare të inspiruara nga ndonjë profil i pa vërtetë prej miliona të tillë që janë në internet.
Por, nuk ka qenë e vështirë për Estraden Kosovare që ta hulumtojë këtë. Mjafton të vizitoni faqet zyrtare të Ritës në Facebook dhe Twitter dhe të mësoni të vërtetën rreth kësaj, e ku në fakt nuk ka asgjë të vërtetë.
Rita nuk ka pasur kohë së fundmi që të komentojë rreth Dafina Zeqirit apo dikujt tjetër, pasi ka qenë e zënë me performancat e saj në Yahoo Wireless! Festival dhe me fotosesionet intensive për revistat GQ dhe Vogue. /Telegrafi/
Gjykoni vet, duke vizituar faqet zyrtare të superyllit shqiptar: 

Monday, July 15, 2013

Ekskluzive: Unikkatili, përsëri në stadium

Është 15 korriku. Për shumë është një datë e rëndomtë, por për miliona shqiptarë është një datë shumë e rëndësishme. Rikthehen kujtimet e një prej ngjarjeve më të mëdha, koncertit të një prej legjendave të muzikës dhe kulturës shqiptare. Dhe, me kujtimet Estrada Kosovare rikthen po ashtu edhe ndjesinë e këtij koncerti, i cili është konfirmuar se do të ketë shumë shpejtë edhe pjesën e tij të dytë.
Unikkatili sërish do të vijë. Jo për vizitë, por për koncertin e tij të dytë. Ashtu si koncertin e parë i cili ishte madhështor në të gjitha aspektet, edhe koncertin e dytë të Unikkatilit do ta organizojë kompania POWOW Entertainment.
Në një intervistë ekskluzive për Estrada Kosovare, pronari i kompanisë POWOW Entertainment, Albin Gashi, ka zbuluar lajmin e madh, duke konfirmuar një rikthim të Unikkatilit për adhuruesit shqiptarë.
Ai pos tjerash ka folur edhe për prapaskenat dhe suksesin e jashtëzakonshëm të koncertit të organizuar saktësisht një vit më parë, teksa ka premtuar se POWOW do të kalojë nëpër një riformatim që do të ketë për rezultat festivale tjera të mëdha.
Estrada KosovareKoncerti i 15 korrikut të vitit të kaluar për shumë është një datë e pa harruar. Si e vlerësoni koncertin që organizoi kompania juaj? 
Albin Gashi: Në shoqërinë shqiptare, datat historike gjithmonë janë përcaktuar nga politikanët ose janë data që janë të karakterizuara me procese politike ose kanë konotacion politik. Mirëpo, 15 korriku është shembulli më i mirë se si një organizim argëtues mund të shndërrohet në një datë tashmë të cilësuar historike dhe kujtohet çdo vit si datë ku qëllimi kryesor pos që ishte argëtimi, ishte edhe rikthimi i një prej legjendave të muzikës aty ku e ka vendin, në piedestal. Kjo është shumë gjë e veçantë.
Estrada KosovareSi e kujtoni ju si ‘baba’ i gjithë këtij organizimi të bërë nga kompania juaj, koncertin e Unikkatilit? Albin Gashi: Kujtoj se koncerti i Unikkatilit është organizimi që theu rekordet nga pjesëmarrja në një eveniment. Prej fillimit të organizimit deri në përfundimin e saj kemi qenë të përqëndruar në produktin final – natën e koncertit – dhe që ajo të jetë sa më mbreslënëse. Kujtimet për nga kjo natë janë të shumta. Në kompaninë tonë mbizotërojnë të rinjt, mosha mesatare është 22 vjeç. Gjatë organizimit kemi hasur në vështirësi të ndryshme, mirëpo motivi që ky organizim të përfundojë i suksesshëm na bëri që t’i tejkalojmë barrierat e shumta, shumica e të cilave ishin shkaku që jemi të ri në moshë. Si duket është një paragjykim se të rinjt duhet të ‘rrijnë urtë’.
Estrada KosovareKoncerti përfundoi në mënyrë të çuditshme, por edhe shumë kanë kurreshtjen e tyre se çka ndodhi dhe si u duk i gjithë organizimi juaj nga prapaskena. Çfarë mund të na zbuloni?
Albin Gashi: Prapaskena ka qenë e kordinuar mirë në mes të ekipit të Poëoë Entertainment, Unikkatilit dhe produksionit nga Enis Presheva. Mirëpo, shkaku se sigurimin e stadiumit e kreu një kompani tjetër dhe sigurimin e Unikkatilit një kompani tjetër, erdhi deri te koordinimi i gabuar në mes sigurimeve që ishte shkas i largimit të Unikkatilit nga skena, përkundër brohoritjeve të fansave për edhe një paraqitje skenike.
Estrada Kosovare: Ishit ju që i vutë themelet këtij koncerti historik një vit më parë. A keni biseduar që prej asaj kohe me Viktorin, çfarë mendimi keni për të? 
Albin Gashi: Për Viktorin ndaj mendimin me shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare, i cili e cilësoi Viktorin si poet modern. Po, me Viktorin kemi kontakte të vazhdueshme. Tashmë kemi filluar organizimin e koncertit të tij të dytë. Jemi në përzgjedhje të stadiumit haha (qesh).
Estrada KosovarePërsëri do të organizohet një koncert i Unikkatilit nga POWOW Entertainment? Albin Gashi: Gjithsesi
Estrada KosovarePasi zbuluat këtë detaj rrënqethës, gjithnjë flasim në kuptimin pozitiv për fansat e Unikkatilit, a do të ketë festival nga POWOW, cili është plani juaj? 
Albin Gashi: Ne e filluam kompaninë me objektiva të qarta. Mirëpo, gradualisht kuptuam që jemi duke fabrikuar një storie të suksesit në industrinë në të cilën veprojmë. Kështu që, ne jemi në ri formulimin e strategjisë zhvillimore si kompani. Shumë shpejt do të lansojmë projektin e radhës.
Estrada Kosovare: Ju faleminderit, ju dëshirojmë shumë suksese juve dhe kompanisë tuaj. Albin Gashi: Gjithashtu ju falënderoj dhe ju dëshiroj suksese.

Pohimet e pronarit të POWOW Entertainment vijnë pikërisht një vit pas koncertit të vitit të kaluar, i cili do të mbahet gjatë në mend nga fansat e Unikkatilit. Tani, shumë prej atyre që nuk kanë arritur të jenë pjesë e këtij koncerti, do ta kenë një mundësi të dytë.
Koncerti i 15 korrikut të vitit 2012 nga mbreti i repit shqiptar mblodhi jo më pak se 25 mijë fansa në stadiumin e qytetit të Prishtinës./Estrada Kosovare/


Thursday, July 4, 2013

Noizy & DudA & Kallasi - Skuadra Jone VIDEO SPOTI

Te Njohurit me fam botrore Noizy DUDA KALLASHI jan ne perfundimin e klipit ku pas pak do te lansohet ne youtube . Ju tani mund te ndiqni Demon e tyre te bere nga nje kompani videosh nga kosova me respekt /Estrada Kosovare/
                                                                     KALLASHI

Tuesday, July 2, 2013

Lansohet SuperStar (Video)

Bukuroshja nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj, ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re, “SuperStar”.
Kënga është punuar nga Blero, ndërsa në duet me këngëtaren paraqitet reperi Lumi B i grupit “Kaos”.
Edhe videoklipi është punuar nga BleroENT. /Estrada Kosovare/

Rozana: Aktrimi primar ndaj këngës

Rozana Radi thotë se aktrimi gjithmonë është primar ndaj këngës, edhe pse ajo i pëlqen të dyja profesionet e saj.
Rozi së fundi ka qenë e angazhuar në fushën e aktrimit duke pasur rolin kryesor në shfaqjen teatrale “Mirandolines”, e cila pas një sezoni të suksesshëm do të rikthehet në teatro sërish në shtator. Dhe, në një internistë dhënë për të përditshmen kosovare “Zëri”, këngëtarja nga Shqipëria ka zbuluar se aktrimi është dhe do të jetë para këngës për të.
“Nuk është se më pëlqen njëra apo tjetra, sepse unë i dua të dy profesionet, mirëpo nëse do ta keni ndjekur karrierën time do kuptosh që aktrimi është primar për çdo gjë”, ka thënë ajo, për të zbuluar se është duke punuar edhe në disa projekte muzikore.
“Me këngën besoj se dihet; të përfundojmë klipin me Ramadan Krasniqin - Danin të këngës ‘Nuk mund të jemi’ dhe pas kësaj do të pasoj edhe një këngë tjetër të cilën jam duke e përgatitur tani”, ka shtuar Rozi. /Estrada Kosovare/ 

Thursday, June 27, 2013

Flori: Të gjithë flasin, por kur kthehem heshtin

Këngëtari dhe producenti shqiptar, Flori Mumajesi, duket se ka hesape të pasqaruara me shumë njerëz në jetën e tij profesionale, pasi i ka thumbuar ata në rrjetin social Twitter.
 Flori, i cili njihet për hitin sensacional “Pa Jetë”, me të cilin fitoi edhe Videofestin 2013, ka shfrytëzura rrjetin social për t’iu drejtuar rivalëve të tij.
“Për mua nuk ka rëndësi ajo që flasin njerëzit pas shpine. Rëndësi ka që kur unë kthehem, ata heshtin”, ka theksuar Flori.
Momentalisht Flori po shijon sukseset e këngëve të tij “Pa Jetë” dhe “Jo vetëm fjalë”. Ai po ashtu drejton suksesshëm produksionin ThreeDots, përgjegjës për shumë hite të kohës. /Estrada Kosovare/