Pages

Sunday, May 26, 2013

Rita Ora: Jam në dashuri

Ylli shqiptar, Rita Ora, ka pranuar publikisht se është në dashuri me producentin e njohur, Calvin Harris.
Ka kohë që po spekulohet se Rita dhe Calvin mund të jenë në lidhje. Ata janë parë shpesh së bashku nëpër festa të ndryshme në Londër, duke ngritur edhe më shumë spekulime mbi një lidhje të mundshme të tyre.
Dhe, është Rita ajo që ka thyer ‘akullin’ e spekulimeve duke pranuar se është e dashuruar.
Rita zbuloi një këngë të re gjatë ditës së djeshme, që si tematike ka ndarjen nga Rob Kardashian dhe titullohet “Out Of Love”, ndërsa pikërisht këtë e ka shfrytëzuar bukuroshja shqiptare për të pranuar se është e dashuruar.
“Kjo këngë quhet “Pa Dashuri”, pra jo në dashuri, edhe pse unë jam në dashuri”, ka theksuar Rita. /Estrada Kosovare/ 

0 comments:

Post a Comment