Pages

Tuesday, June 4, 2013

Albulena: Nuk kam kohë ta padis Teodoran

Këngëtarja shqiptare, Albulena Ukaj, ka deklaruar se nuk ka kohë që të merret me masa apo të ndjekë rrugët ligjore për huazimin e këngës “Nuk të Jap Afat” që e ka bërë këngëtarja bullgare, Teodora.
Albulena, të cilës i është ‘huazuar’ kënga “Nuk Të Jap Afat” nga këngëtarja bullgare Teodora, u shpreh mjaft e ftohtë për Zërin, duke thënë se ky fakt është më shumë vërtetim se muzika shqiptare është cilësore. Ajo ka thënë se nuk ka kohë t’i ndjekë rrugët ligjore.
“Në fakt nuk më erdhi mirë që këngëtarja bullgare e quajtur Teodora e ka huazuar këngën time “Nuk Të Jap Afat”, por kohëve të fundit plagjiatura është prezente te shumë artistë dhe tani kanë filluar edhe këngëtarët e huaj të marrin këngë nga ne. Kjo tregon se kënga shqipe po dëgjohet dhe pëlqehet nga të tjerët. Kënga ime është plasuar në fillim të vitit 2012 dhe atë së bashku me klip, ndërsa Teodora e ka lansuar tani”.
“Nuk kam menduar të ankohem e as të marrë rrugët ligjore, pasi te ne nuk funksionon ligji për të drejtat autoriale. Dhe, unë në të shumtën e kohës jam në Zvicër dhe nuk kam kohë të merrem me gjëra të tilla. Unë kam biseduar vetëm me kompozitorni tim, Ardian Kastratin, i cili e ka realizuar këngën time. Unë biznesin tim e kam të lajmëruar dhe paguaj tatim. Pasi që në Zvicër jam shumë e angazhuar me mbrëmje muzikore nuk kam kohë të kthehem në Kosovë dhe të humb kohë për këtë vjedhje që ka bërë ajo këngëtare. Prandaj, e kam lënë me kaq dhe nuk kam vazhduar tutje”, u shpreh Albulena. /Estrada Kosovare/ 

0 comments:

Post a Comment