Pages

Saturday, June 1, 2013

Anaidi fitues i BB6

Anaidi është shpallur fituesi i edicionit të gjashtë të reality shout më të madh shqiptar, Big Brother Albania.
Ishte Anaidi ai që arriti të fitojë zemrën e publikut, i cili ishte vendimtar me anë të televotimit.
Në një organizim fantastik dhe një spektakli të paharruar, vlen të përmendet se nata finale ishte e përmbushur plot e përplot surpriza për banorët.
Banori nga Kosova, Shpendi, kishte mundësinë ta shihte vajzën e tij, teksa Elona u befasua nga një helikopter që solli në shtëpi motrat e saj.
Iliri pati mundësinë të shohë të dashurën, teksa prindërit ishin ata që e bënë Anaidin të ndihet shumë mirë.
Pasi u mbyll televotimi, spektakli e ktheu karakterin serioz, me fituesin që duhej përcaktuar nga votat e publikut. Shpendi dhe Elona lanë të parët shtëpinë, teksa në fund mbetën Anaidi dhe Iliri.
Publiku vendosi që fitues të shpërblimit të madh ta bëjë Anaidin.
Tiranasi kështu bëhet për 100 milionë lekë më i pasur plus një veturë më shumë nga sa ka qenë kur hyri në shtëpinë më të madhe shqiptare, atë të Big Brother Albania 6.  /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment