Pages

Sunday, June 2, 2013

Politika, jashtë planeve të Elhaidës

Fituesja e versionit italian të spektaklit për talentë “The Voice”, Elhaida Dani, ka zgjedhur Facebookun për të falënderuar shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë dhe për të sqaruar se nuk do të ketë asnjë lidhje me ngjarjet politike në Shqipëri.
Zëri më i mirë i Italisë përveç të tjerëve është uruar edhe nga politikanët e në veçanti nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Në një komunikatë të lëshuar nga Kryeministria u tha se pasi që Berisha e kishte uruar këngëtaren për suksesin e madh, ajo i kishte thënë kryeministrit “suksese dhe ju”.
Ky urim ndaj Berishës është interpretuar në forma të ndryshme në rrjetet sociale, madje ajo është kritikuar që i ka uruar suksese shefit të ekzekutivit shqiptar.
“Doja të shtoja se pres me shumë dashamirësi dhe përulësi çdo urim dhe nga politikanët tanë, dhe do thosha që jam e nderuar që kam shkëmbyer mesazhe dhe urime me ta, por pavarësisht kësaj unë jam një këngëtare dhe artiste dhe përveç mirënjohjes nuk do të kem asnjë lidhje politike”, ka shkruar Elhaida nëFacebook. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment