Pages

Friday, June 7, 2013

Besim Dina kritikon këngëtarët për Videofestin

Shoumeni i njohur shqiptar, Besim Dina, ka kritikuar qasjen e këngëtarëve ndaj Videofestit, duke thënë se në vend se të prmovojnë vlera, ata promovojnë zhveshje të trupit.
Udhëheqësi i emisionti Oxygen, në një intervistë për Zëri ka thumbuar artistët pjesëmarrës të Videofestit që sipas tij më shumë përqëndrohen në paraqitje të jashtme se sa në cilësi. Ai personalisht ka hezituar të marrë pjesë spektaklin e mbajtur para tre ditësh.
“Nëse marrim ta kopjojmë Hollywoodin, duhet ta kopjojmë edhe cilësinë, jo vetëm zhveshjen”.

“Për mua, ka shumë rëndësi origjinaliteti. Për këngëtarët që kanë armë të fortë zërin, gjërat tjera janë të pavlefshme. Nuk shitet kënga me trup”, u shpreh Besimi. /Estrada Kosovare/ 

0 comments:

Post a Comment