Pages

Sunday, June 2, 2013

Rita Ora performoi krahas Beyonces

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka performuar në të njëjtën skenë sikur këngëtarja amerikane, Beyonce, në koncertin The Sound of Change të iniciativës humanitare Chime for Change.
 Koncerti i mbajtur në Twickenham në terrenin legjendar britanik të rugbyt  kishte për protagonist superyllin amerikan,  Beyoncen, që performoi disa prej hiteve të saj të mëdha, duke përfshirë edhe këngën “Crazy in Love” me bashkëshortin e saj reper, Jay-Z.
“Kjo është një mbrëmje fantastike për të gjithë. Për ndihemn e të gjithë juve, ne kemi fituar më shumë se katër milionë dollarë”, theksoi Beyonce pas performancës së saj.
Pas hapjes së mbrëmjes nga Prince Harry, dhe performimit të Jessie J ashtu sikurse të reperes Iggy Azalea, ishte Rita Ora ajo që mahniti publikun britanik.
Me flokë tejet të bukur dhe me veshje që shkëlqente sikur vet ajo në skenë, Rita performoi këngët “Hot Right Now”, “This is How We Do” dhe “R.I.P”.
Në këtë koncert performoi edhe superylli tjetër amerikan, Jennifer Lopez, që arriti të ndezë të pranishmit me hitet e saj “On The Floor” dhe “Dance Again”. /Estrada Kosovarei/

0 comments:

Post a Comment