Pages

Saturday, June 1, 2013

Në fund të këtij muaji vjen albumi nga Elhaida

Elhaida Dani, fituesja e versionit italian të spektaklit për talentë “The Voice”, është shprehur shumë e lumtur që u shpall zëri më i mirë i Italisë, ndërsa ka paralajmëruar albumin e saj të parë.
“Të shpallesh fituese krejt papritur kështu është e mrekullueshme. Jam akoma e emocionuar dhe nuk di të lidh dy fjalë bashkë nga emocionet. Ishte e papritur. Nuk mendoja asnjëherë që, në rregull u shpalla fituese, por me 71 për qind të votave është tejet e fortë. Jam një shqiptare që jetoj në Itali dhe për mua është shumë. U jam mirënjohëse gjithë shqiptarëve, por edhe Italisë që më mbështeti”.
“Në fund të qershorit dhe fillim të korrikut do të dalë albumi im në treg me këngë të reja, me klipe me çdo gjë. D.m.th një karrierë nga fillimi në Itali nga ‘Universal’, është shprehur këngëtarja në një prononcim për Top Channel. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment