Pages

Thursday, June 6, 2013

Dj Nomak lanson mixtape të ri

Ai është deejay zyrtar i reperit legjendar, Unikkatilit. Por, jo vetëm i tij. Ai ka performuar me disa emra të njohur të muzikës botërore dhe në Evropë njihet si prej deejayve më të mirë të muzikës hip-hop.
Kushtrim Skenderi, i njohur ndryshe si Dj Nomak, është shqiptar që jeton dhe vepron në Amsterdam të Holandës.
Ai është deejay zyrtar i artistit xhamaikan Leftside tash e 8 vjet dhe është deejay zyrtar i reperit prej më të respektuarve shqiptarë, Unikkailit. Ai ka qenë njeriu që është përkujdesur për këngët që i performoi Unikkatili në skenat gjigante të koncerteve të tij të mbajtura në Zvicër dhe në Prishtinë verën e kaluar.
Nomak, i cili performon në  gjithë Evropën, ka performuar krahas shumë emrave të njohur të muzikës botërore si Lloyd, Kevin Lyttle, Mario, Massari, Million Stylez, Mohombi, Nina Sky, Rupee, Sean Paul, Timberlee, Tyba dhe Wayne Wonder.
Pas performancës së tij të jashtëzakonshme bashk me Unikkatilin verën e kaluar në Prishtinë, ai ka punuar në mixtape të tij të dytë të titulluar “Hot Jamz Volume 2”.
“Ata që dëgjojnë zhanrin e muzikës hip-hop, RnB, Dancehall, besoj se mund ta gejnë veten në këtë mixtape. Kjo pasi kam punuar për të gjithë në këtë mixtape”, ka theksuar Nomak për Estraden Kosovare
Më poshtë mund të dëgjoni mixtape Hot Jamz Volume 2

0 comments:

Post a Comment