Pages

Thursday, June 6, 2013

Tuna e zhgënjyer që nuk fitoi në Videofestin?

Ylli shqiptar i pop muzikës, Tuna, duket se edhe disa ditë pas përfundimit të Videofestit muzikor 2013 është tejet e zhgënjyer pse nuk ka fituar.
GazetaExpress ka publikuar një raport, ku një i ashtuquajtur analist i muzikës dhe i videoklipeve kishte deklaruar se Tuna e ka merituar të fitojë cmimin kryesor Best Video në Videofest. Ai po ashtu ishte shprehur se Flori duhej të kishte marrë shpërblime në tjera kategori.
Dhe, kjo është pritur shumë mirë nga Tuna e cila është shprehur falënderuese që dikush e vlerëson punën e saj si duhet, e që mund të nënkuptohet si zhgënjim për disfatën e saj në Videofest.
“Jam e lumtur që dikush sheh më larg se sytë e vet”, u shpreh Tuna në mënyrë mjaft diplomatike në profilin e saj zyrtar në Facebook.
Videofestin 2013 e fitoi këngëtari dhe producenti nga Shqipëria, Flori Mumajesi, për projektin e tij “Pa Jetë”. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment