Pages

Thursday, June 6, 2013

Kaltrina lëvdata për Videofestin 2013

Kaltrina Selimi thotë se ajo nuk është e zhgënjyer që nuk fitoi asnjë çmim, pavarësisht tre nominimeve, dhe ka vetëm lëvdata për edicionin e sivjetmë të festivalit, që u zhvillua të martën mbrëma në Prishtinë.
“Këtë vit Video Festi Muzikor mua më duket se ka qenë më i kompletuari se sa viteve të tjera. Në fakt sipas vështrimit tim si pjesëmarrëse çdo gjë ka shkuar mirë, ka qenë një skenografi e mrekullueshme e ndërtuar në nivelin e lartë që të krijonte përshtypjen sikur që je me të vërtetë në tepihun e kuq të Hollywoodit”.
“Ndërkaq sa i përket çmimeve, unë në natën e mbrëmshme (të martën) kuptova se kisha qenë e nominuar në tri kategori me videon e këngës “Gjithmonë me ty” të realizuar vitin e kaluar”.
“Mirëpo fatkeqësisht nuk arrita të marrë ndonjë çmim dhe për këtë nuk jam fare e zhgënjyer sepse me të vërtetë tashmë po e them edhe unë sikur të gjithë se më e rëndësishmja ka qenë pjesëmarrja. Ia ka vlejtë të jesh në këtë Videofest edhe nëse nuk ke fituar asnjë çmim”, ka thënë ajo për “Zëri”. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment