Pages

Thursday, June 6, 2013

Rita në albumin debutues të Delevingne

Modelja britanike Cara Delevingne ka konfirmuar se ajo është duke punuar në albumin e saj debutues, ku shpreson të jetë mysafire edhe mikesha e saj Rita Ora.
Që moti kanë qarkulluar spekulimet se modelja 20-vjeçare planifikon të provojë veten në top lista muzikore dhe javën e kaluar ajo u fotografua duke shkuar në një studio incizuese në Londër me këngëtaren kosovare.
Por Delevingne ka paralajmëruar fansat se mund të duhet të presin një kohë, pasi ajo nuk dëshiron ta lansojë ndonjë material me nguti dhe dëshiron çdo gjë të jetë e përkryer.
“Shpresoj ajo (Ora) të mund të jetë pjesë e tij, pasi e dua atë, por do të shohim. Vërtet po i kushtoj shumë kohë albumit. Nuk dua të ngutem me asgjë. Dua të jetë i duhuri”, ka thënë Delevigne për të përditshmen britanike Daily Star. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment