Pages

Wednesday, June 5, 2013

Flori: Më në fund po fitoj si artist

Flori Mumajesi është i kënaqur që më në fund ai fiton një çmim në cilësinë e artistit, dhe jo atë të producentit dhe kompozitorit.
Këngëtari nga Shqipëria së fundi më shumë njihet si kompozitor për këngët që prodhon për të tjerët dhe të cilat fitojnë çmime të shumta nëpër festivale dhe ceremoni, se sa për këngët që ia bën vetes.
Por, realizimi i tij “Pa jetë” triumfoi mbrëmë në Videofestin muzikor, duke u shpallur videoklipi më i mirë, për të cilën i kënaqur është shprehur edhe vetë “artisti”.
“Pas kaq kohësh që prodhoj muzikë për të gjithë artistët, vlerësohem edhe unë këtë herë si ata, dhe jo si kompozitor/producent i vlerësuar me një çmim të parë në 16 vite muzikë dhe punë. Ajo që më mbush shpirtin me motive jeni gjithmonë ju. Ju do Flori”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment