Pages

Sunday, June 2, 2013

Florenti: Muzika është art, nuk është garë

Kompozitori i mirënjohur shqiptar, Florent Boshnjaku, ka kritikuar këngëtarët shqiptarë, duke thënë se muzika është art dhe nuk është garë se kush është më i miri.
 Së fundmi këngëtarët janë përfshirë në rivalitete të ashpra se kush po arrin më shumë klikime në YouTube, ashtu sikurse kush po shpërblehet më shumë nëpër festivale. Dhe, kjo si duket nuk i ka pëlqyer aspak Florentit, i cili ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të reflektuar mbi situatën e krijuar.
“Shumë pyetje të njëjta kohëve të fundit... kështu që. Muzika nuk është kompeticion, muzika është art, e kur një artist mbërrin të dhurojë shpirt, bukuri, vlerë artistike – atëherë ai ose ajo fiton vlerësimin nga ata që e pranojnë dhe shijojnë atë kënaqësi”.
“Pra, nuk ‘fiton’ dhe askush nuk ta jep vendin e merituar sepse je më i mirë se tjetri, por artisti i ka dhuruar të gjitha ato që i ka dhe ato që i ceka më lart dhe madje edhe shumë më shumë se tjetri”.
“Artistët e vërtetë nuk krijojnë, ata ekzekutojnë muzikën – artin për numra apo fitore, por për nevojën për ta shprehur dhe për të dhuruar atë në formën më të mirë të saj. Respekt për të gjithah gjeneratat e kaluara (të cilat për shumë arsye nuk munden me u shpreh dhe u degju tani në botë)”, ka deklaruar Boshnjaku. /Estrada Kosovare/ 

0 comments:

Post a Comment