Pages

Saturday, May 25, 2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që thoshin e ata do të fejohen këtë verë.
“Jo, nuk jam në një lidhje dashurie... Edoni (DJ Blunt) është një mik dhe bashkëpunëtor i mirë për mua, që e njoh prej gjashtë a më shumë vitesh. Është një mik i afërt i familjes sime dhe kam respekt për të dhe për punën që bën (DJ & producent)...”, ka thënë këngëtarja në një intervistë për Bluetooth.
Edhe DJ Blunt i ka thënë emisionit Prive se ata janë thjesht miq dhe se asgjë nuk është e vërtetë nga ato që janë thënë në mediat rozë.
E pyetur rreth marrëdhënies me familjen, Dafina ka thënë se me nënën dhe motrat e saj ka raporte shumë të afërta, ndërkohë që për babanë ka thënë se nuk ka kontaktuar me të qe 23 vjet.
“Nuk kam kontakt me të prej 23 vitesh... Nuk dëshiroj të flas për këtë pjesë”, është shprehur ajo. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment