Pages

Wednesday, May 22, 2013

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë qytetarët për ta pastruar Kosovën.
Dhe për të mbledhur sa më shumë qytetarë në ditën e 24 majit, kur është caktuar dita e “pastrimit” këngëtarja u ka bërë thirrje të gjithë fansave të saj në Facebook t’i bashkohen iniciativës.
“Miq të dashur, kjo iniciativë e mrekullueshme e meriton respektin dhe përkrahjen e të gjithë neve. Unë shpreh admirimin, respektin dhe mbështetjen time dhe ju ftoj të gjithëve që bashkërisht të dalim me 24 Maj ‘Ta Pastrojmë Kosovën’ dhe të vazhdojmë të e mbajmë të pastër çdo ditë. Let's do it Kosova!”, ka shkruar këngëtarja në rrjetin e saj social Facebook. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment