Pages

Wednesday, May 22, 2013

Rezarta: Dafina, më e mira e muzikës moderne


Këngëtarja nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, ka shprehur admirimin e saj për këngëtaren nga Kosova, Dafina Zeqiri, të cilën e ka krahasuar me yllin me famë botërore, Rita Ora.
“Jam koshiente se këtë që do të them rrallë e pranon një kolege për kolegen në Shqipëri. Por, unë me kënaqësinë më të madhe do ta them. Personalisht për mua si artiste, Dafina është super e talentuar, dhe më e mira për sa i përket muzikës moderne. Nuk ka asgjë më shumë Rita Ora përveç se pati fat që nuk u lansua në Shqipëri”, ka shkruar Rezarta në Facebook.
Krahas këtij shkrimi ajo ka publikuar edhe këngën e Duffyt, “Bloodah”. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment