Pages

Friday, May 17, 2013

Noizy: Geti ka nevojë për ‘ushqim’

Një ditë pasi publikoi këngën e tij “Ca i bonet Vetes”, është Noizy ai që ka sulmuar ashpër rivalin e tij të përbetuar nga Kosova, liderin e Babastars, Getoar Selimi.
Në një postim në Facebook, Noizy nuk ka hezituar që të ofendojë rëndë Getin, duke thënë se ka nevojë për ‘ushqim’, ashtu sikurse laviret.
Në këtë foto shihet një profili i Getoar Selimit (i cili nuk dihet nëse është profili i tij origjiinal) dhe kënga e lansuar dje nga Noizy, e ku Geti ofendon Noizyn me fjalë të ndyra.
Dhe, ka pasuar kundërpëgjigja e Noizyt, i cili një vit më parë ishte përfshirë në një konflikt pikërisht me Getin.
“Hahaha, kush mundet mem tregu a esht ky profil origjinal ky, se mduket i erdh koha per ushqim prap dikujt, se nuk k*rva pa *** nuk rrin dot... (sic.)”, u shpreh Noizy në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Në një postim tjetër, Noizy po ashtu konfirmoi se do të lansojë këngën “Na Jena Otr (II)”. Kjo këngë është një diss i lansuar vitin e kaluar kundër Babastars dhe duket se Noizy ka planifikuar një vazhdim, një këngë të re me një titull të njëjtë.
Mbetet të shihet cila do te jete kundërpërgjigja e Getit, i cili sipas burimeve të Telegrafit do ta lansojë këngën e re “Pot Shoh Përmas” jo më larg se të dielën.
Kujtojmë se në prill të vitit 2012 ishin Babastars ata që në aeroportin e Zurichut u përleshën me Noizyn, konflikt ky që u zgjerua aq shumë sa edhe pasuan këngë kundër njëri-tjetrit. /Estrada Kosovare/ 

0 comments:

Post a Comment