Pages

Thursday, May 16, 2013

Rita Ora, e zgjedhura e Madonnës

Buzëqeshja e Rita Orës vetëm sa “zgjerohet” më shumë. Këngëtarja kosovare, e cila së fundi gjeti dashurinë në DJ-n Calvin Harris, është zgjedhur nga Madonna për të qenë fytyrë e linjës së saj të veshjeve, “Material Girl”.
Rita ka nënshkruar një marrëveshje plot gjysmë milionë funte dhe tashmë ka xhiruar kampanjën për markën, të cilën mbretëresha e muzikës e lason me vajzën e saj Lourdes.
“Lourdes ka qenë fanse e Ritës për një kohë dhe ajo ka qenë në shumë koncerte të saj. Ajo e ka bindur nënën e saj ta takojë atë. Ata u takuan në Met Ball në New York javën e kaluar dhe Madonna admiroi qëndrimin e Ritës andaj ia përcolli idenë”.
“Rita e shfrytëzoi shansin pasi ajo është një fanse aq e madhe e Mbretëreshës së Popit. Ajo po ashtu shpreson se kjo do t’i ndihmojë asaj të shpërthejë në SHBA në të njëjtën mënyrë siç ajo ka bërë bum në Britaninë e Madhe”, ka thënë burimi për The Sun. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment