Pages

Sunday, May 12, 2013

Noizy, i ëmbël dhe dhuron dashuri pafund

Daniela Pajaziti, 17-vjeçarja e shpallur ‘Miss Durrësi’, e cila është përfolur për një lidhje me Noizyn, e ka përshkruar këngëtarin si njeriun më të ëmbël që ka takuar.
“Ah Noizy, Noizy…! Sa shumë më pyesin për të! Ju pëlqen juve të dini shumë për këtë gjë. E kam kuptuar që ka kureshtje, se fansat e tij janë të shumtë. Dhe unë do t’jua them: ai është njeriu më i ëmbël që kam takuar, të dhuron dashuri pafund... Ai do të mbetet i veçantë për mua, sepse është një njeri me zemër të madhe dhe plot energji pozitive”, ka deklaruar ajo në një intervistë përBluetooth.
Bukuroshja ka treguar se njihet qe një vit me reperin dhe se lidhja e tyre i ka hedhur në ujë mendimet e atyre që thoshin se ajo nuk do të zgjasë. Ajo ka thënë se Noizy është ndryshe në realitet nga ajo që thuhet për të në media
“ Noizy e vlerëson në maksimum femrën, një gjë të tillë bën edhe me mua… Të bën të ndihesh si një Paris Hilton në Shqipëri… Vërtet, ka cilësi të një djali që rrjedh nga një familje me vlera dhe jo kështu siç thuhet. Ne s’kemi këtë lloj degradimi me njëri-tjetrin, kemi një raport për t’u pasur zili”, ka thënë Daniela duke shtuar se mediat po spekulojnë shumë kur thonë se ai zhvillon paralelisht disa lidhje.
“Ju them diçka me shumë bindje: Noizy nuk bën pjesë tek këta meshkuj, dhe ju garantoj se media e ka hiperbolizuar shumë këtë pjesë negative, pasi kjo gjë nuk bën pjesë në karakterin apo traditën familjare të tij. Unë kam fatin t’i njoh familjarisht atë dhe miqtë e tij, dhe kurrë s’është parë dhe komentuar nga rrethi i ngushtë që Noizy të ketë kontakte apo shumë lidhje njëherësh. Kjo, ose është sajuar nga femra të ndryshme për të fituar vëmendje mediatike, ose për të hedhur baltë mbi figurën e tij. Por, më besoni, ndihem super e lumtur që jam përkrah tij”, është shprehur ‘Miss Durrësi’. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment