Pages

Monday, May 20, 2013

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e cila trajton temën e ndarjes mes dy të dashuruarve që në shumicën e rasteve viktimë mbetet gjinia femërore.
“Kënga ka një tekst të mrekullueshëm, të realizuar nga Vigani i grupit ‘Kaos’, që bën fjalë për ndarjet në mes çifteve dhe si gjithmonë femra është ajo që e vuan. Mirëpo unë kam dashur që me këtë këngë t’u them të gjitha femrave që mos vuani, mos u mërzitni ‘mos t’ua ndien’, sepse po shkoi njëri vjen tjetri”, ka thënë këngëtarja për Zëri.
Këngën e kanë realizuar Cekic dhe Bing Bang dhe është punuar bukur shumë në këtë projekt, që parashihet të jetë një hit veror. Kënga do të plasohet bashkë me videoklip, të përgatitur nga produksioni “Entermedia”. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment