Pages

Wednesday, May 15, 2013

Yllka dhe Vedati me bashkëpunim

Bashkëpunimet, të cilat janë bërë trend i madh i këngëtarëve të estradës shqiptare, po vazhdojnë. Kësaj radhe janë Yllka Kuqi dhe Vedat Ademi, ata që pritet të godasin industrinë shqiptare të muzikës.
 Këngën e cila do të lansohet brenda javës e ka punuar produksioni në top formë, ThreeDots, ndërsa teksti është shkruar nga Kledi Bahiti që është pjesë e këtij produksioni.
“Ftesën për këtë bashkëpunim e kam pasur nga Vedati kohë më parë, mirëpo për shkak të angazhimeve që kisha unë në projekte të tjera muzikore e kemi lënë pas një kohe. Në fakt, kam dashur që në këtë stinë të sjell një këngë bashk me Vedatin, sepse kënga është verore dhe kemi dashur që adhuruesve t’ua sjellim në këtë kohë”, theksoi Yllka për Zëri.
Yllka shtoi se kënga është me tematikë dashurie dhe flet për një histori mes dy të rinjve.
Vedat Ademi njihet për hitet e mëdha si “Emrin Tim”, “Një jetë me ty” dhe njihet si një prej këngëtareve më të përshtatshëm për bashkëpunime në estradën shqiptare. /Estrada Kosovare/ 

0 comments:

Post a Comment