Pages

Saturday, May 18, 2013

Edhe Genta Ismajli për PD-në

Genta Ismajli është edhe një këngëtare tjetër nga Kosova e cila argëton të pranishmit në tubimet parazgjedhore të Partisë Demokratike në Shqipëri.
Këngëtarja kosovare së fundi ishte pjesë e një koncerti të organizuar nga partia politike shqiptare në pushtet, e që nuk pritet të jetë i fundit.
Veç një fitimi të mirë, kjo duket të jetë edhe një parapërgatitje për Gentën në prag të sezonit të nxehtë veror, ku ajo vazhdimisht është e angazhuar kryesisht nëpër qytetet e bregdetit shqiptar.
Më herët u raportua se për Partinë Demokratike të Shqipërisë ishte “përcaktuar” edhe një këngëtare tjetër kosovare, Vesa Luma – kjo edhe nuse Shqipërie. /Estrada Kosovare/ 

0 comments:

Post a Comment