Pages

Sunday, May 12, 2013

Zajmina: Nuk rivalizoj me askënd

Zajmina Vasjari ka thënë se videoklipin e këngës së re, në të cilin përdoret artileria e rëndë e luftës, është munduar që ta përshtatë me tekstin e këngës.
“Jam munduar ta përshtas me tekstin e këngës idenë e videos. Këtë e kam bërë në mënyrë që të kenë lidhje me njeri-tjetrin klipi me këngën, dhe të mos të ishin thjesht disa skena të bukura, por edhe me kuptim”, ka thënë këngëtarja në një intervistë përPanorama Plus.
Ndërkaq sa i përket konkurrencës me këngëtaret tjera, ajo është shprehur: “Nuk e shikoj aspak si një garë. Unë mundohem ta shijoj çdo gjë në këtë profesion, të mos stresohem dhe çdo gjë negative ta shndërroj në pozitive në të ardhmen”. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment