Pages

Tuesday, May 28, 2013

Zajmi NUK e kopjon Ingridin

Zajmina Vasjari e ka gati klipin e saj më të ri të titulluar “I kom”, për të cilin thotë nuk ka aspak të bëjë me videoklipin e koleges së saj, Ingrid Gjoni.
Bukuroshja ishte kritikuar se po krijon një klip të ngjashëm “ushtarak” si edhe Ingridi, por gjatë një interviste për “Zëri” ajo thotë se brenda disa ditësh do të pohohet e kundërta.
“Pasi të dalë video në treg do ta kuptojnë të gjithë që nuk ka asnjë lloj ngjashmërie apo përplasje idesh. Unë kam një tjetër realizim të skenave të klipit, ndërkaq kolegia ime ka tjetër dhe askund nuk duket ngjashmëria”.
“Por, pra, brenda disa ditëve do të plasohet videoja ime dhe pikërisht atëherë publiku do ta gjykoj vet”, ka thënë Zajmina.
Kënga e re e Zajminës është realizuar nga “Stine Records”, ndërsa videoklipi, i cili pritet të lansohet këto ditë, është realizuar nga “Max Production”. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment