Pages

Monday, May 13, 2013

Flori: Gaxha nuk është këngëtar, është fenomen i shoubizit


Po vazhdon zënka ndërmjet kantautorit nga Shqipëria, Flori Mumajesi dhe këngëtarit nga Maqedonia, Adrian Gaxha.

Gjithçka filloi kur kompozitori i shumë hiteve e akuzoi krijuesin e këngës “Ngjyra e kuqe” se e ka vjedhur idenë nga ai. Mirëpo, reagimi i Adrianit ishte se ai as që i dëgjon këngët e Florit.
“Adrian Gaxha, po të ishte këngëtar, unë do të kisha punuar me të. Për mua ai s’është këngëtar. Është një fenomen i shoubizit”, ka deklaruar Flori në një intervistë për emisionin në internet, Thumb.
Ai ka thënë se Gaxha dhe një këngëtar tjetër kishin marrë elemente nga këngët e punuara nga ai, “Origjinale” (që e këndon Aurela Gaçe në bashkëpunim me Dr.Flori dhe Marsel) dhe “Afër dhe larg” (kënduar nga Elvana Gjata), prandaj kantautori u kishte shkruar të dy këngëtarëve, siç ka thënë, në formë këshille dhe nuk i kishte akuzuar për vjedhje.
Flori po ashtu ka mohuar t’ia ketë vjedhur Muharrem Ahmetit këngën “Tequila vava” dhe ka thënë se nuk e ka vjedhur asnjë këngë gjatë karrierës së tij. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment