Pages

Wednesday, May 29, 2013

Ledri, i fokusuar në regji

Ledri Vula duket se nuk e ka në plan t’i kthehet muzikës, pasi thotë se është shumë i kënaqur me angazhimet e tij në fushën e regjisë.
Ish-anëtari i grupit Skillz së fundi ka realizuar një film dokumentar që flet për historinë jetësore të veteranëve të arsimit, Naxhie Alibegaj Buçinca dhe Fahri Buçinca, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në arsimimin e vajzave.
Dhe, ai është shprehur mjaft i kënaqur në punën që e bënë si regjisor dhe për të ardhmen planifikon edhe projekte të reja.
“Puna e regjisë po më sjellë mjaftë kënaqësi, uroj të vazhdoj edhe me më shumë suksese” ka thënë ai për “Zëri”. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment