Pages

Thursday, May 23, 2013

Gili, e kënaqur me këngën e re

Gili është shprehur e kënaqur me suksesin që po shijon videoprojekti i saj rikthyes në skenë, “Shpejt Festove”.
Këngëtarja kosovare është më pak aktive viteve të fundit, por së fundi po bëj bujë me duetin e realizuar me Astrit Mulajn.
“Jam shumë e lumtur që dueti me Astritin po pëlqehet në publik. Tekstin dhe komponimin e ka realizuar Iliri, ndërsa orkestrimi është nga Florent Boshnjaku”.
“Kemi bërë një punë mjaftë të madhe në këtë projekt, por mendoj se po ia vlen mundi sepse me të vërtetë kënga po del të jetë shumë e suksesshme. Falënderoj të gjithë bashkëpuntorët dhe adhuruesit e këngës sime”, ka thënë ajo për “Zëri”. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment