Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njohura të skenës shqipe, është bërë viktimë e autorit të emisionit Vikendi në RTK, Blerim Peci.
I njohur për veprimet e tij komike, Peci fillimisht e ka lënë të presë disa minuta protagonistin që do t’i bënte intervistë, më pas e ka prezantuar atë me lëvdata të mëdha dhe porsa Çani e ka hapur gojën të flasë, ai e ka përfunduar intervistën.
“Arsyeja përse intervista ishte e shkurtë, është fakti se Arian Çani disa herë refuzoi që të japë intervistë me arsyetimin se nuk ka kohë... Na vjen keq Arian, tjera herë më i kujdesshëm ndaj kolegëve nga Kosova!”, shkruhet krahas videos të publikuar në YouTube. /Estrada Kosovare/
0 comments:
Post a Comment