Pages

Thursday, May 30, 2013

Geti: Nuk bëj dissa, askush nuk e ka atë privilegj

Një prej reperëve më të përfolur dhe më të dashur për publikun, Getoar Selimi, ka deklaruar se ai kurrë në karrierën e tij nuk i ka kushtuar ndonjë rivali këngë, pasi beson se ky është privilegj shumë i madh.
Geti thotë se jo vetëm kënga “Po T’Shoh Përmas”, por asnjë këngë në karrierën e tij nuk i është dedikuar ndonjë rivali.
“E kam thënë edhe më parë që unë kam vepra e jo fjalë. Tingulli 3nt është një grup që është i pranishëm në skenën muzikore që nga viti 1997”.
“Deri tani kemi pasur shumë këngë e hite dhe asnjëherë nuk kemi pasur një diss ose këngë me një dedikim të caktuar dhe nuk besoj që do ta ketë dikush atë privilegj”, ka theksuar Geti. /Estrada Kosovare/

0 comments:

Post a Comment