Pages

Saturday, May 18, 2013

Bleona përsërit, “Jam fansja numër 1 e Berishës”

Bleona Qereti thotë se ajo është admiruesja më e madhe e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
Këngëtarja nga Shqipëria, e cila tashmë disa vite po mundohet të ndërtojë karrierë ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte pjesë e disa organizimeve të Partisë Demokratike në Shqipëri muajve të fundit.
Mes deklaratave të dhëna së fundi ajo e quajti kryeministrin Berisha si “hero të kombit”, ndërsa në një rast tjetër tha “E dua Dr. Berishën”. Dhe fjalët e saj admiruese për doktorin vazhdojnë më tej.
“Unë dhe doktor Berisha kemi histori më të gjatë. Unë jam rritur me koncertet e vizionit në 1996 dhe sigurisht kujtimet e mira nuk harrohen. Unë kam qenë dhe do të mbetem fansja numër 1 e Doktorit”, ka thënë Bleona në një intervistë të fundit për mediat shqiptare.
Por, pavarësisht fjalëve të bukura për Sali Berishën, Bleona së fundi kishte kënduar edhe në një organizim të Partisë Socialiste. /Estrada Kosovare/ 

0 comments:

Post a Comment